Thiago Silva mungon kundër Barcelonës

Milan do të jetë në mungesë të qendërmbrojtësit Thiago Silva për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në shtëpi të mërkurën pas lëndimit të tij në fitoren 2-1 ndaj Romës të shtunën mbrëma.
Silva nuk ishte në gjendje të mirë fizike, por trajneri Massimiliano Allegri e aktivizoi në formacionin bazë kurse ai u dëmtua pas vetëm 11 minutash lojë.
“Vendosa ta rrezikojë dhe e patë se si shkoi. Është pothuajse e sigurt se do të mungojë kundër Barcelonës”, deklaroi Allegri.