E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braun-Berishës: Dialog me PS dhe reforma në gjyqësor

 

Ambasadorja Britanike Fiona McIlëham ka takuar dje Kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarët e Qeverisë së re për t’i uruar dhe për të ritheksuar mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe programin e reformave që do sigurojnë të ardhmen evropiane. MCIlëham i ka dorëzuar kreut të qeverisë shqiptare dhe mesazhin e urimit për rizgjedhjen në këtë post nga ana e kryeministrit Gordon Braun. Në mesazhin e urimit për Braun nënvizonte se: “Ky është një moment jetik për Shqipërinë, si shteti më i ri anëtar i NATO-s dhe kërkues për statusin e vendit kandidat në BE. Do jetë me rëndësi që qeveria juaj e re të demonstrojë menjëherë angazhimin për programin gjithëpërfshirës të Shqipërisë dhe shpresoj se qeveria juaj do kryesojë përpjekjet për përfshirjen e të gjitha palëve dhe partive politike në dialogun politik dhe veprimet për stimulimin e reformave”. “Reforma e gjyqësorit dhe progresi i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit janë tanimë përparësi urgjente, nëse Shqipëria kërkon të përmbushë standardet evropiane. Shpresoj të kemi progres real në të dyja fushat”, thekson Braun në mesazhin e tij. Ministrat britanikë kanë nënvizuar gjithashtu, bashkëpunimin e fortë ekzistues në luftën kundër krimit të organizuar dhe reformën e gjyqësorit, si fusha ku ata shpresojnë të shohin vëmendje të shtuar. Gjithashtu, Kryeministrit Berisha i shprehën dje urimet e tyre për rizgjedhjen e tij në këtë detyrë edhe ambasadorja e Sirisë, rezidente në Athinë (Greqi), Houda Al Houmsi, ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, zoti Ëang Jungling, me të cilët Kryeministri Berisha zhvilloi takime të veçanta. Ambasadorja e Sirisë, Houda Al Houmsi i shprehu Kryeministrit Berisha urimet për rizgjedhjen, si dhe për fillimin e punës së qeverisë së re. Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, të cilat, theksuan ata, janë marrëdhënie tradicionalisht të mira. Ambasadori kinez Wang Jungling, pasi e uroi Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë detyrë, u shpreh se: “Gjatë viteve që ju keni qenë në lidership, marrëdhëniet midis dy vendeve kanë njohur një nivel shumë të lartë në fushën politike dhe ekonomike, ka pasur një intensifikim të vizitave të nivelit të lartë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›