“Piraeus Group” fitimi 128 milionë euro
Fitimi neto i Grupit Bankar të Pireut arrin në shifrat e 128 milionë euro. Këtë ka bërë me dije në deklaratën e tij kryetari i Bordit të Drejtorëve, Michalis Sallas. Sipas tij, kushtet e ekonomisë globale mbeten të vështira, por gjithsesi me sinjale të forta përmirësimi dhe stabilizimi të tregjeve ndërkombëtare për gjysmën e dytë të vitit 2009. Piraeus Group i ka hartuar politikat e tij në mënyrë të tillë, që të forcojë bilancin e grupit dhe të përmirësojë rezultatet e tij. Likuiditeti i grupit ka mbërritur thuajse në nivele historike, kreditë e këqija janë rritur vetëm me 4.5% në shkallë të ngadalësuar këtë gjashtëmujor, niveli i mjaftueshmërisë së kapitalit është përmirësuar me një total prej 11.2% dhe raporti i kapitalit bazë (Tier I) në nivelin e 7.9% si dhe shpenzimet operacionale i janë përmbajtur nivelit të 1%. “Fitimi neto i grupit ka shënuar një zbritje me 55% krahasuar më vitin e kaluar në të njëjtën periudhë për gjysmën e parë të 2009, por gjithsesi ky fitim ka shënuar rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2009 me 48%, krahasuar me vitin e kaluar”, tha Sallas. Sipas tij, këto zhvillime lejojnë një krijimin e një ambienti optimist të përmbajtur dhe na lejojnë që së bashku me një menaxhim të mirë dhe efecient të kombinuar me cilësinë e aseteve të shfrytëzojmë mundësitë prej një pozicioni më të fortë në të ardhmen.