Sot dilema, pro a kundër Hezbollahut
Libanezët u drejtohen sot kutive të votimit me dilemën e zgjedhjes mes aleancës së krijuar përreth organizatës Hezbollah që ka fituar mbështetje të madhe gjatë viteve të fund apo koalicionit politik qeverisës që gëzon mbështetjen e SHBA-ve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë organizatën Hezbollah - e cila mbështetet nga Siria dhe Irani - një grupim terrorist. Grupi fitoi popullaritet pas një përplasjeje 34-ditëshe me forcat izraelite në vitin 2006.