Komandot indiane, në sulm me armë për të shpëtuar pengjet
Komandot indiane morën me sulm një qendër hebraike të Mumbait (Bombeit) mbrëmjen e së premtes, duke vrarë dy pengmarrës islamikë, por pa mundur të shpëtonin jetët e pesë pengjeve, pas dy ditësh sulmesh të përgjakshme, të cilat i kanë acaruar ndjeshëm marrëdhëniet me Pakistanin. Një pengmarrës i armatosur vazhdoi të qëndronte në hotelin luksoz "Taj Mahal", duke hapur vazhdimisht zjarr teksa luante si macja me miun me komandot indiane në korridoret dhe dhomat e hotelit. Në një qendër të tretë zjarri, komandot gjatë orëve të paradites së djeshme kishin vrarë 2 pengmarrës dhe liruar 143 pengje.