E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lloje të reja raketash kundër sistemit mbrojtës amerikan

Rusia ka intensifikuar përpjekjet për zhvillimin e raketave të reja balistike si kundërpërgjigje ndaj planeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për instalimin e një sistemi mbrojtjeje kundër raketave në Evropë. Lajmi u bë i ditur nga agjencia "Interfax", e cila iu referua deklaratës së dhënë gjatë ditës së premte nga një gjeneral i lartë i Forcave të Armatosura ruse. Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të instaluar raketa interceptuese në Poloni dhe një sistem radar në Republikën Çeke ka shkaktuar nervozizëm të fortë në Moskë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›