Pires: Eshli mos ik

10/02/2005
Mesfushori i Arsenalit duket se ka filluar një fushatë ndërgjegjësimi për të mbajtur në skuadrën londineze mbrojtësin e krahut të majtë Eshli Kol. Jo vetëm francezi, por gjithë klubi i topçinjve po përpiqen që të bindin Kol për të treguar edhe një herë përkushtimin e tij, duke firmosur kontratën e re. Në fakt kontrata aktuale e Eshli Kol skadon në vitin 2007, por sidoqoftë këmbëngulja e Çelsit mund të bëjë gjithçka. “Që të gjithë tek Arsenali janë shumë të sigurtë se ne do të jemi gjithmonë e më konkurrues në sezonin tjetër, ka thënë Pires. Me lojtarët tanë të rinj në skuadër mund të shfaqim një ecuri më pozitive se dikur. Edhe Eshli është një nga shpresat tonë për të ardhmen. Unë mendoj se ai po e shijon futbollin që ne po luajmë sepse tek Arsenali gjithmonë ka marrë pjesë në një formacion sulmues. Për fat të keq nuk jam shumë i sigurtë nëse do të përfitoj të njëjtën kënaqësi si këtu edhe me Çelsin pavarësisht se blutë janë duke kaluar momente të jashtëzakonshme. Unë kam ndërtuar një marrëdhënie fantastike në aspektin profesional me Eshlin. Ne kemi luajtur së bashku duke dhënë maksimumin. Megjithatë në shumë raste vlen edhe respektimi i vendimit të vetë lojtarit. Kushdo e gëzon këtë të drejtë”.