Shpresat, marrin një pikë në Shkodër
09/02/2005 Shpresat tona kanë marrë një pikë megjithëse duhet pranuar fakti, se ky barazim i fundit ka qenë me të vërtetë shumë i vështirë për kuqezinjtë. Ekipi i drejtaur nga Lika ka hasur me të vërtetë shumë vështirësi, në takimin e zhvilluar në “Loro Boriçi” dhe në pjesën më të madhe të 90-të minutave ishte i detyruar të mbronte portën. Një paraqitje me të vërtetë shumë të mirë në këtë sfidë ka bërë edhe portieri Llani, i cili në disa raste e ka shpëtuar portën kuqezi nga golat, të cilët mund të cilësohen pa frikë si të sigurtë. Megjithatë ka me të vërtetë shumë rëndësi, që edhe në këtë ndeshje kuqezinjtë në përfundim arritën të merrnim një pikë me shumë vlera. Kundërshtarët e kuqezinjve renditeshin të dytët në grup me 9-të pikë të fituara, pas pesë ndeshjesh të luajtura. Në krahun tjetër kuqezinjtë e Likës renditeshin të 5-ët në këtë grup, me 4 pikë të fituara në po kaq ndeshje. Shpresat tona duket se nuk e kanë prishur traditën dhe pas 5-së ndeshjesh kanë fituar po kaq pikë, ndërkohë që kundërshtarët pas 6-të ndeshjesh kalojnë në kuotën e 10-të pikëve. Mund të themi se ky barazim ka qenë pozitiv për Shipërinë, pasi Greqia e vendit të katërt ka humbur në shtëpinë e saj kundër Danimarkës kryesuese dhe tashmë ndodhet vetëm dy pikë larg. Ndërkohë përsa i përket ndeshjes, ashtu siç u tha edhe më lartë kjo ishte një sfidë me të vërtetë shumë e vështirë për skuadnrë tonë.