Robinjo: Reali më ka bërë një ofertë

10/02/2005
Edhe në kombëtaren braziliane është midis protagonistëve. Robinjo, aktualisht talenti i Santos, është në qëndër të merkatos dhe për të janë të interesuara disa skuadra të mëdha europiane. I kënaqur që është grumbulluar me skuadrën për në ndeshjen miqësore me Hong Kongut, Robinjo ka deklaruar se objektivi i tij për sezonin e ardhshëm do të jetë bluza e një skuadre të madhe dhe më pas pjesëmarrja në botërorin e 2006-ës: “Jam akoma vetëm 18 vjeç dhe ndodhet midis futbollistë më të mëdhenj të botës- ka thënë për një të përditshme braziliane-. Për mua është nder të luaj me Brazilin dhe dua të demostroj se jam i vlefshëm për skuadrën kombëtare”. Më pas Robinjo ka pranuar për herë të parë zyrtarisht se ka marrë një ofertë nga Real Madrid: “Duhet të konfirmoj se kam marrë një ofertë zyrtare nga Real Madrid, por unë nuk i kam tkhyer përgjigje, sepse jam i bindur për ta mbyllur sezonin me bluzën e Santos”. Robinjo nuk e fsheh se sezonin e ardhshëm mund të vesëh bluzën e Real Madrid, skuadër që e ka kërkuar me shumë insistim: “Real Madrid është një nga skuadrat më të mëdhaja të Europës dhe sigurisht që do të isha shumë i lumtur nëse luaj me Realin. Jam duke biseduar me menaxherin tim sepse bëhet fjalë për një vendim shumë të rëndësishëm”- ka thënë. Shtypi brazilian ka shkruar se Robinjo dëshiron të fitojë kampionatin dhe Kupën Libertadores me bluzën e Santos dhe më pas do të mendoj për të ardhmen. Vetë futbollisti e ka pranuar: “Dua të largohem me kokën lart nga Santos, prandaj dëshiroj të fitoj edhe disa trofe me bluzën e kësaj skuadre. Herët e vonë do të luaj me një skuadër të madhe”.
Por në listën e skuadrave pretendente nuk është vetëm Real Madrid. Juventusi dhe Interi kanë shprehur prej kohësh interesimin për talentin brazilian, që në fund të këtij sezoni do të largohet me siguri nga skuadra braziliane.