Platini: Barcelona luan spektaklin

10/02/2005
Mishel Platini ka qënë në Kamp Nou, me rastin e ndeshjes miqësore për bamirësi “Futbolli për shpresë“. Ish-sulmuesi i Juventusit ka folur edhe për gjendjen aktuale të skuadrës së Rajkard-
Futbollisti legjendar francez, Mishel Platini, i bën komplimente Barcelonës për futbollin që është duke zhvilluar dhe flet për Ronaldinjon dhe Deko, dy elementë shumë të rëndësishëm në formacionin e drejtuar nga Frenk Rajkard. Platini ka dhënë një intervistë në sitin zyrtar të Barcelonës:
- E keni dnjekur Barcelonën në këtë sezon ? Çfarë mund të na thuash për skuadrën e Rajkard ?
- Po, i kam ndjekur me shumë interes ndeshjet e Barcelonës në këtë sezon. Nuk mendoj se kjo skuadër është ndërtuar vetëm nga Rajkard. Sigurisht që ka dhënë një kontribut shumë të madh, por presidenti Joan Laporta ka shpenzuar shumë për të formuar një skuadër të madhe. Mendoj se janë skuadra që luajnë më mirë me qarkullimin e topit. Janë shumë mirë teknikisht, kanë individualitete dhe janë mbi të gjitha një kolektiv shumë i bashkuar. Barcelona është një skuadër dinamike, që është duke luajtur shumë mirë.
- Diçka edhe për ndeshjen e Ligës së Kampioneve që do ta shohë Barcelonën të impenjuar me Çelsin e Roman Abramoviç...
- Mendoj se është një ndeshje shumë e fortë sepse bëhet fjalë për dy skuadrat që janë duke kursyer respektivisht në Primeira Division dhe Premier Ligë. Ka shumë mundësi, gjithmonë sipas meje, skuadra që do të kualifikohet do të fitojë këtë edicion të Ligës së Kampioneve.
- Ronaldinjo dhe Zhuli kanë luajtur në Francë. Mendon se ata janë përshatur në mënyrën më të mirë në kampionatin spanjoll ?
- Janë dy futbollistë me karakteristika shumë të ndryshme. Zhuli është një futbollist shumë i mirë, ndërsa Ronaldinjo teknikisht është perfekt. Barcelona është me fat që ka në skuadër dy futbollistë me kaq kualitet, sepse njëri nga krahu i majtë dhe tjetri nga i djathi vendosin një ekuilibër mrekullueshëm.
- Nëse mund të përmendësh ndonjë futbollis tjetër të Barcelonës...
- Më pëlqen Deko shumë. Mendoj se duhet për numrin e trofeve që ka fituar sezonin e shkuar duhej kurorëzuar me Topin e Artë, gjithësesi përpara ka shumë vite karrierë dhe do të vijnë momentet e bukura edhe për të.
- Rajkard ka qënë një nga trajnerët në ndeshjen miqësore “Futbolli për shpresë“. Cilat janë pikat e tij më të forta si trajner i Barcelonës ?
- Unë e njoh më mirë Rajkard si futbollist se sa trajner. Si trajneri i Holandës ai ka bërë debutimin në botërorin e Francës. Tek Barcelona është ai është duke marrë rezultate të larta, falë edhe një grupi vtë pasur me futbollistë të talentuar. Mendoj se është duke punuar shumë mirë.
- Real Madrid tashmë është vetëm katër pikë larg Barcelonës. Si mendon ?
- Barcelona ka një skuadër të madhe, por është e rëndësishme të luash deri në fund duke dhënë 100%. Është më mirë që diferenca midis Barcelonës dhe Realit është shkurtuar, sepse përndryshe nëse Barça do të kishte shumë ikë diferencë nuk do të ishte bukur. Reali dhe Barcelona do të luftojnë deri në fund për titullin kampion.