E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avni Kastrati merr detyrën

Në një seancë solemne të mbajtur të premten në Mitrovicë ka dhënë betimin kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati si dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës të zgjedhur në zgjedhjet lokale që u mbajtën në fund të vitit të kaluar.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Kastrati, ka shprehur falënderimin më të sinqertë për kryetarin e deritashëm, Bajram Rexhepi, i cili – sipas tij – ka treguar përkushtim dhe sukses në dy vitet e mandatit të tij së bashku me gjithë stafin.Kastrati ka falënderuar edhe qytetarët e Mitrovicës për besimin e dhënë dhe në këtë kontekst ka përsëritur zotimin për angazhim maksimal në krijimin dhe avancimin e jetës së qytetarëve në këtë komunë.

Duke iu drejtuar anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës, ai ka theksuar se gjatë katër viteve të ardhshme do të rrugëtojnë se bashku në të mirë të qytetarëve mitrovicas.

Kastrati u zotua se do të jetë i hapur për të gjithë dhe do të bashkëpunoj me të gjithë anëtarët e KK-së, sidomos me atë që kanë në plan të parë mirëqenien e qytetarëve. Ai, po ashtu, premtoi se do të bashkëpunojë ngushtë edhe me opozitën, nga të cilët kërkoi që të jenë konstruktivë, në mënyrë që së bashku të hapin rrugë për perspektivë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›