Pireus Grup arrin 219 milion euro fitim neto
Plot 219 milion euro ka shënuar fitimi neto për grupin bankar të Pireut pjesë e të cilit është edhe Tirana Bank. Edhe pse viti në të cilin jemi u konsiderua si një vit zhvillimi i krizës globale duket se për grupin bankar të Pireut kjo e fundit nuk ka dhënë ndikimin e saj negativ. Gjatë 2009 “Pireus Bank” ka forcuar pozicionin e saj me një bilanc solid, likuiditet në nivelet më të larta , shpenzime operative të njëjta dhe me fitim para provigjioneve 603 milion euro për 9 mujorin e vitit 2009 krahasuar me 670 milion në të njëjtën periudhë për vitin 2008. Nga të dhënat statistikore të Pireus Grup fitimi para provigjioneve shënoi 603 Milion Euro, për 9 mujorin e 2009, -10%. Në raport me tremujorin e dytë të viti 2009 ka një rritje prej 7%. Fitimi neto i grupit i cili i atribuohet aksionarëve shënon 219 milion euro, falë rritjes së rëndësishme të provigjoneve. Në bazë të rritjes krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2009, kemi një rritje të fitimit neto me 18% Për sa i përket totalit të seteve të Grupit, ky i fundit shënoi 52,3 miliardë Euro, krahasuar me një vit më pare kurse raporti Kredi/Depozita nga Pireus Bank konfirmohet se është 103%. Sipas Kryetarit të Bordit të Drejtorëve Michalis Sallas, menaxhimi i kujdesshëm i “Piraeus Bank Group” do të vazhdojë të përfshijë politikat kryesore dhe objektivat e zhvillimit në tregjet e rajonit ku operon dhe aty ku perspektiva e zhvillimit afatmesëm mbetet pozitive.