E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eva Longoria: “Bëj seks vetëm në fundjavë”



Jetë e vështirë ajo e aktores së Hollivudit Eva Longoria. Ajo është gjithmonë e impenjuar me xhirime dhe rrëfen se ka shumë pak kohë për të bërë dashuri me bashkëshortin Toni Parker. Eva nuk shqetësohet aspak të rrëfejë detaje pikante të jetës së saj private dhe pranon: “Bëj seks vetëm në fundjavë”. Ai është i impenjuar me skuadrën basketbollit në Teksas, ndërsa ajo në Hollivud për xhirimet: për t’iu kushtuar njëri-tjetrit duhet të presin fundjavën. Aktorja thotë për revistën “Joy”: “Unë punoj tre ose katër ditë në javë. Më pas fluturoj për në Teksas për të kaluar fundjavën me Tonin. Kështu mund të bëjmë seks vetëm gjatë fundjavës. Longoria tregon edhe për impenjimet e tjera përveç profesionit si aktore. Ajo krijuar një shoqëri produksioni, ka një restorant të sajin dhe për këtë arsye nuk ka asnjë moment të lirë. “Nuk arrij kurrë të qëndroj në një vend, gjithmonë më duhet të bëj diçka. Për momentin po punoj për tre projekte kinematografike. Në të njëjtën kohë unë dhe Toni po ndërtojmë një shtëpi në San Antonio . për fat të mirë kam trashëguar genet e mamasë sime, e cila është aktive në maksimum”,- përfundon Eva.

24 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›