Murinjo: “Nuk kemi frikë nga Barcelona”
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o rikthehet për herë të parë në “Kamp Nou”, qysh kur kamerunasi u largua nga Barcelona, kampione në fuqi e Europës. Barça dhe Interi do të përballen midis tyre në një ndeshje kyçe në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe klubi katalanas është në rrezik real eliminimi. Një humbje me Interin e shoqëruar edhe me një fitore të Rubin Kazanit me Dinamon e Kievit në Grupin F e vendos Barcelonën jashtë turit të ardhshëm të kompeticionit më prestigjioz europian të klubeve. Për kampionët e Serisë A do të thoshte një kalim direkt në fazën me eliminim direkt.
MURINJO
Trajneri i Interit, Hoze Murinjo, pohoi se skuadra e tij do të bëjë çfarë është e mundur për të marrë rezultat pozitiv përballë një kundërshtari të mbushur me yje. “Është kampionia e Europës, është një ekip që dëshiron të luajë në Ligën e Kampioneve, një skuadër që e gjithë bota dëshiron të shohë duke luajtur në Ligën e Kampionëve, por në nuk kemi frikë”, - tha Murinjo. Eto’o ndihmoi Barcelonën në fitimin e tetë trofeve të mëdha, përfshirë dhe tripletën historikë gjatë sezonit të kaluar: Ligën e Spanjës, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Mbretit. Sulmuesi kameruanas pohoi se ai nuk do të festojë nëse do të shënojë një vend ku ai ka përjetuar kaq shumë suksese. “Unë nuk do të festoj kurrë nëse shënoj gol në ‘Kamp Nou’. Është një shtëpi ku unë kam përjetuar më shumë momente të bukura se sa të këqija”, - tha Eto’o.
Murinjo tha se mbërritja e Eto’s është një nga arsyet se përse italianët janë në krye të grupit me gjashtë pikë, një më shumë se Barcelona dhe Rubini. Dinamo ka katër pikë. “Këtë vit Interi është më shumë i imi se sa vitin e kaluar”, - tha trajneri portugez. “Por ne kemi akoma nevojë për kohë. Për momentin, ky ekip është më mirë i përshtatur duke luajtur futboll në Europës dhe ndeshjet ndërkombëtare se më parë”. Murinjo tha se ai nuk është i shqetësuar për mundësinë e Mesit, nëse mesfushori i Interit, Uesli Shnajder do të luajë. “Nëse luan Mesi apo jo kjo nuk ndryshon asgjë, asgjë në planet e mia për ndeshjen”, - tha Murinjo. “Është diçka që nuk më shqetëson aspak”.
GUARDIOLA
Barcelona rrëshqiti në një barazim 1-1 me Atletiko Bilbaon të shtunën, duke lejuar Realin e Madridit të marrë kryesimin me një pikë më shumë në Ligën spanjolle. Për t’i bërë akoma më keq gjërat, Zlatan Ibrahimoviç dhe Lionel Mesi janë midis gjashtë lojtarëve që munguan stërvitjen e së dielës për shkak të dëmtimeve apo sëmundjeve. Ibrahimoviç, i cili ishte pjesë e marrëveshjes që çoi Eto’o-në te Interi, mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen, ndërkohë që Mesi ka një problem në pulpë. Jaja Ture dhe Erik Abidal janë infektuar me virusin e derrit, ndërkohë që Rafael Markez është duke u rikuperuar nga një grip me simptomat e atij të derrit. Zherard Pike parashikohet të luajë. Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, duhet t’i hedhë një sy klasikes të së dielës kundër Realit të Madridit, përpara se të vendosë të përzgjedhë Ibrahimoviçin dhe Mesin. “Çfarë më shqetëson mua është rikuperimi i lojtarëve tanë”, - tha Guardiola. “Ne kemi nevojë për lojtarë që të jenë të aftë për të luajtur”. Barcelona humbi ndeshjen e saj të fundit në “Kamp Nou” - 2-1 me Rubin Kazanin muajin e kaluar – por kurrë nuk është mundur në dy ndeshje europiane rresht. “Të martën ne do të luajmë një finale”, - tha mesfushori Serxhio Busketes. “Është një duel midis dy prej ekipeve më të mira në Europë”.
LIGA E KAMPIONEVE
DITA 5
24 NËNTOR 2009
E Debreceni-Liverpul
E Fiorentina-Lion
F Rubin Kazan-Dinamo Kiev
F Barcelona-Inter
G Rejnxhërs-Shtutgard
G Unirea-Sevilja
H Alkmar-Olimpiakos
H Arsenal-Standard L.
25 NËNTOR 2009
A Bordo-Juventus
A Bajern Munih-Makabi Haifa
B CSKA Moskë-Volfsburg
B Mançester J.-Beshiktash
C Real Madrid-Zyrih
C Milan-Marsejë
D Porto-Çelsi
D Apoel-Atletiko Madrid
24 Nentor 2009