Klaudia, Eva dhe Helena rikthehen për të pozuar nudo
Tërësisht nudo, përveç këmbëve të mbuluara nga çizme të gjata sipër gjurit, seksi dhe shumë të bukura. Bëhet fjalë për Eva Herzigova, Klaudia Shifer dhe Helena Kristensen, tri mbretëreshat e pasarelave, të cilat pozojnë për fotografin Kajt Xhons i cili u rezervon kopertinën e revistës “i-D Magazine”. Ato shfaqen më seksuale se kurrë, duke treguar se për këtë treshe të mrekullueshme, koha nuk do të kalojë kurrë. Klaudia, 39 vjeçe, Helena, 40 dhe Eva 36, në të vërtetë nuk duken se mbajnë mbi shpinë peshën e moshës që avancon. Por cili është dallimi mes tyre dhe supermodeleve bashkëkohore? Cili është sekreti i tyre? Përgjigjet Klaudia Shifer që flet për alkiminë e viteve '80 dhe '90 duke i bërë fotografikë të ishin shumë seksi. “Një fotograf i madh nuk të vendos limite apo barriera. Është thjesht çështje kimie dhe ti nuk bën gjë tjetër, veçse ndjek valën”,- shton modelja gjermane. Tri bukuroshet kanë pozuar edhe në mënyrë individuale, ndërkohë që shtypi amerikan i ka cilësuar si ikona të vërteta të bukurisë femërore.
24 Nentor 2009