E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontraceptivët, prezantohet protokolli

 

Prezantohet protokolli Kombëtar i Planifikimit Familjar.Me përmasat e një libri xhepi ku detajohen të gjitha mënyrat e përdorimit të metodave bashkëkohore contraceptive ai jep informacion të domosdoshëm. “Protokolli bazohet në praktikat dhe rekomandimet më të fundit të mbështetura në evidenca dhe të pranuara në nivel ndërkombëtar, si dhe të përshtatura nga një grup ekspertësh lokalë sipas situatës në Shqipëri në fushën e planifikimit familjar.”, tha gjatë prezantimit ministri i shëndetësisë Petrit Vasili. Ndërsa drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”  në Tiranë, Rubena Moisiu, vlerësoi se përdorimi i medotave të planifikimit familjar përmirëson jetën e një çifti.“Përdorimi i kontraceptivëve do të thotë që një çift të bëhet me fëmijë kur të dojë ai, sipas mundësive ekonomike që ai ka, do të thotë që të zgjedhë vetë diferencën mes lindjeve, duke e ndihmuar atë të ecë sipas një planifikimi që ai ka menduar të zbatojë”, tha Moisiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›