E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peja e do edhe titullin

Sigal Prishtina beson se do ta nisë me fitore finalen e play offit kundër Pejës. Ndërsa kjo e fundit shpreson se do të arrijë t’i mposhtë bardhekaltrit, sikurse në finalen e Kupës së Kosovës. Nga Kaltrin Morina më 25 maj 2011 në ora 12:58

Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e parë finale e play-offit ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës. Ekipi bardh e kaltër do ta ketë përparësinë e terrenit dhe këtë pritet ta shfrytëzojë duke mposhtur fituesin e Kupës së Kosovës.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht për takimin me Pejën që ta fitojmë dhe ta bëjmë një hap të mirë. Duhet ta shfrytëzojmë përparësinë e terrenit në lojën e parë dhe gjithçka do të shihet në parket”, tha basketbollisti i bardhekaltërve, Blerim Mazreku.

Në anën tjetër, pejanët shpresojnë të triumfojnë ndaj kampionit aktual, sikur që kishin bërë në finalen e kupës së Kosovës.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht që ta bëjmë një lojë sa më të mirë dhe sa më cilësore dhe do të mundohemi ta fitojmë takimin edhe përkundër favorizimeve që po i bëjnë klubit kryeqytetas. Edhe në ndeshen e Kupës, Prishtina ishte favorite, por ne triumfuam”, ka thënë trajneri i pejanëve, Bujar Loci.

Prishtina në gjysmëfinale të play offit e ka eliminuar Trepçën, derisa Peja ishte më e mirë se ekipi serb Bambi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›