Pirlo në pritje

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka refuzuar të komenton rreth të ardhmes së Andrea Pirlos por theksoi se kontrata e mesfushorit do të shqyrtohet në fund të sezonit.
Pirlo 31 vjeç, për tashmë një dekadë ka qenë njëri prej futbollistëve kryesor të Milanit duke fituar dy herë Ligën e Kampionëve.
Por, ai ka vuajtur nga lëndimet këtë sezon si dhe e gjeti të vështirë të kthen vendin në formacionin bazë nën drejtimin e Allegrit.
Spekulohet se Pirlo mund të largohet gjatë verës ndërsa Chelsea, Juventus dhe Roma janë duke përcjell situatën e tij. Allegri ka thënë se klubi do të merret me çështjen e Pirlos në fund të sezonit.
“Tani nuk është koha e duhur të flasim rreth këtyre gjërave. Klubi do të bisedon me futbollistin në fund të sezonit dhe do të merret një vendim”, tha Allegri.