Wenger favorizon Man Utd-in

Nga Express më 02 maj 2011 në ora 14:09
Arsenali i dha një goditje të fortë liderit Manchester United në garë për titull në Premierligë duke e mposhtur 1-0 të dielën por Arsene Wenger është i bindur se Djajtë e Kuq do ti rezistojnë konkurrencës nga Chelsea.
Këto dy ekipe takohen në Old Trafford të dielën e ardhshme ndërsa Manchester United ka tri pikë epërsi por në rast se humb, Chelsea do të del lider, dy xhiro para fundit.
Por, Wenger favorizon skuadrën e Sir Alex Fergusonit. “Për mua Manchester United mbetet favorit sepse kur luani në shtëpi për titull ju jeni në përparësi”, tha Wenger.