Depresioni, vetëhelmohet 59-vjeçarja
Një 59-vjeçare ka tentuar t‘i japë fund jetës duke pirë lëndë helmuese, por familjarët, pasi kanë konstatuar ngjarjen, e kanë dërguar menjëherë në spital. "Dy ditë më parë, në orën 18:40, në fshatin Vorrozen, në banesë, në gjendje depresive, është vetëhelmuar me rrogor 59-vjeçarja, e cila është dërguar në QSU Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve", thanë burimet zyrtare të policisë. Sipas saj, ngjarja i ka kaluar prokurorisë për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Një tjetër ngjarje ka ndodhur në Kavajë. Të mërkurën rreth orës 15:00, gjatë rrugës për në QSU Tiranë, ka gjetur vdekjen shtetasi Jakup Sulejman Skuqi, 54 vjeç, banues në fshatin Zambiq, Kavajë, me arsim 8 klasë, i cili është rrëzuar duke dalë nga banesa për në lokalin e fshatit.