E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgatiten 5 udhëzuesit e parë klinikë për informimin ndaj sëmundjeve



Përgatiten 5 udhëzuesit e parë klinikë që do të informojnë qytetarët për disa sëmundje të caktuara. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në bashkepunim me Qendrën Kombëtare të Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore kanë hartuar tashmë udhëzuesit e parë klinikë për mjekët dhe pacientët. Në takimin e zhvilluar, dje, u prezantuan 5 udhëzuesit e parë që kanë të bëjnë me sëmundje shumë të përhapura. Sëmundjet që janë bërë pjesë e udhëzuesve dhe që sqarojnë pacientët për kujdesin ndaj këtyre sëmundjeve dhe se çfarë janë në të vërtetë janë: hipertensioni,
aksidentet vaskulare celebrale, diabeti tipi 2, Anemia në insuficencën renale kronike, udhëzuesi për mjekët e familjes. Në udhëzuesit për mjekët e familjes përfshihen 8 diagnoza që janë: pneumonia te adultët, astma, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, urtikaria, angioedema, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, insuficenca e zemrës dhe anemitë. Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, u shpreh se udhërrëfyes të tillë të mirëfilltë ka 18 vjet që priten dhe këto janë shumë të rëndësishme edhe për funksionimin e skemës. Drejtoresha e ISKSH-së u shpreh se së shpejti do të krijohen edhe udhëzuesit e rinj për sëmundje të tjera. Një tjetër ndihmë e këtyre udhëzuesve lidhet me përllogaritjen e kostove. “Edhe pse në shëndetësi kosto nuk është saktësisht e parashikueshme sepse varet nga luhatja e sëmundshmërisë, vendosja e këtyre udhëzuesve do të na ndihmojë gjithashtu në këtë drejtim”, -u shpreh Hana. Udhëzuesit bëjnë që edhe eksperimentimet më të fundit më të fundit të shkencës, të paraqiten në kta udhëzues që të njihen qoftë mjekët qoftë pacientët. Duke u njohur të dyja palët, atëherë do të jetë më e lehtë vendimi për një problem të caktuar mes mjekëve dhe pacientëve.

Udhëzuesit

1. Hipertensioni
2. Aksidentet vaskulare celebrale
3. Diabeti Tipi 2
4. Anemia ne insuficencen renale kronike
5. Udhëzuesi për mjekët e familjes. (Përfshihen 8 diagnoza që janë: Pneumonia te adultët, astma, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, urtikaria, angioedema, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, insuficenca e zemrës, anemitë)

11 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›