E Diel, 1 Nëntor 2026

Pistoleta dhe kokainë në lokal, pranga "tregtarëve"

Veç shërbimit të kafesë apo të lotos
sportive, ata kishin hapur edhe "biznesin"
e tregtimit të armëve dhe drogës.
Këto janë dyshimet e policisë për dy persona
të arrestuar, të cilët janë kapur me
pistoleta dhe një sasi kokaine. Ato u janë
gjetur në ambientet e një lokali, që ata e
administronin gjatë një kontrolli të befasishëm,
të ushtruar dje në mesnatës.
Burimet e policisë kryeqytetase bënë të
ditur se nga antidroga u bë arrestimi i
Rubens Ballukut, 27 vjeç, dhe Bruno
Marës, 28 vjeç. Sipas dosjes penale, arrestimi
i tyre u bë pasi në orën 23:30, në
rrugën "Irfan Tomini", gjatë një kontrolli
të ushtruar në një lokal, me administra-
an
dy armë zjarri pistoleta dhe një sasi
prej disa gramësh lëndë narkotike, e llojit
kokainë. Policia tha se bëri menjëherë
sekuestrimin e materialeve të gjetura dhe
kreu të gjitha veprimet procedurale për
dy personat. Nga puna e bërë rezulton
se sendet e sekuestruara i përkasin
Rubens Ballukut. Policia tha se materialet
do t‘i kalojnë prokurorisë, për veprat
penale të "Prodhimit dhe shitjes së
lëndëve narkotike" dhe "Armëmbajtjes pa
leje" për Rubens Ballukun si dhe për veprën
penale të "Përshtatjes së ambienteve
për përdorim lëndësh narkotike"
për shtetasin Bruno Marën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›