E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pistoleta e gjeneralit te Garibaldit ne Durres

Arkitekti i famshem i oborrit mbreteror Kristo Sotiri kishte blere shume vite me pare ne nje dyqan antikuaresh ne Itali armen me te cilen kishte luftuar Xhuzepe Sirtori gjeneral i ushtrise se Garibaldit dhe nga kontribuesit me te forte per bashkimin e Italise ne kufijte e sotem


Ne qytetin e Durresit ndodhet nje objekt i rralle me vlera te medha jo vetem antikuare por edhe historike. Te nje historie te perbashket shqiptaro-italiane. Behet fjale per armen qe i perket gjeneralit te Garibaldit Xhuzepe Sirtori i cili dha nje ndihme te madhe per bashkimin e Italise.


Arma eshte e vecante pasi sipas dokumentacionit te pasqyruar edhe ne enciklopedine italiane por edhe ne letren shoqeruese te marre ne Itali nga pronari i saj ligjor arkitekti i shquar i Durresit Kristo Sotiri kjo arme eshte perdorur ne betejen per pushtimin e Marsales nga trupat e Garibaldit.


Origjina


Pistoleta e gjeneralit te Garibaldit ka ardhur ne Shqiperi nga arkitekti i famshem i oborrit mbreteror Kristo Sotiri i cili ka qene nje personalitet i madh i shkences dhe kultures shqiptare i anashkaluar nga regjimi i shkuar per vlerat e tij.


Ky personalitet sipas biografit te tij dr. Koco Miho kishte studiuar ne Universitetin e Padovas te themeluar ne vitin 1322 te frekuentuar nga rilindasit e medhenj Dante Petrarka e Taso dhe ku jepte leksione Galileo Galilei. Pas 6 vjet studimesh ai u laurua arkitekt dhe me pas biografet shenojne se ai ne fillim te shekullit XX eshte dashuruar dhe lidhur ne martese me konteshen e re Bianca Maria Querini pinjolle e nje prej familjeve aristokrate me te vjetra veneciane pasardhese e nje Doxhe.


Rreth kesaj martese sipas faksimiles se botuar ne nje nga faqet e librit biografik te tij eshte edhe lajmi i gazetes Albania te Faik Konices ne numrin 5 te vitit 1903. Gazeta e pershkruan keshtu kete ngjarje


Nje martese shqiptare ne Venecia


Lexojme ne Gazzetta di Venecia martesen e bashkatdhetarit tone Sotiri arkitekt me kontesinen Bianca Querini e bija e fisnikut kavalier Nunzio Querini. Ceremonia fetare u bekua nga Imzot Paganuzzi dhe formalitete civile u kryen nga kryetari i bashkise konti Grimani. Arkitekt Sotiri ka shkuar me vone dhe ka punuar ne oborrin e mbretereshes Elizabete me funksionin e kryetarit te nje byroje projektimi.


Ne vitin 1920 ai kthehet ne atdhe dhe pas shume levizjesh ka perfunduar ne postin e arkitektit presidencial dhe pas shpalljes se Zogut mbret ai kalon arkitekt i oborrit mbreteror.


Dhurata


Pistoleten e gjeneralit te Garibaldit sipas djalit te Kristos Salvadorit i cili jeton ne Durres ai e ka blere ne nje dyqan antikuaresh ne Itali dhe certifikata e shitjes dhe e origjines ndodhet edhe sot e kesaj dite ne tyten e pistoletes qe luftoi ne fronte per bashkimin e shtetit modern italian.


I biri Salvador Sotiri thote se megjithese pistoleta eshte e blere zyrtarisht ne nje dyqan shteteror duke qene se eshte objekt me vlera te rralla historike per shtetin italian ai eshte gati qe tia dhuroje ate muzeut te Garibaldit.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›