Shehu: Qeveria, rishikim të buxhetit

Pasojat e krizës ndërkombëtare në ekonominë e vendit i bëjnë të domosdoshme ndërhyrjet në buxhet. Për ish zëvendës ministrin e financave tani deputet i PD Sherefedin Shehu ndryshimet makroekonomike që rezultojnë në shifra të ndryshme nga parashikimet imponojnë rishikim të buxhetit dhe kjo duhet të ndodhë në mes të vitit.
“Rregullimet fillimisht janë të domosdoshme sepe kanë ndryshuar baza e llogaritjes së treguesve të vitit 2010. njëkohësisht nuk mund të mos konsiderojmë edhe faktorin krizë. Rishikimi i buxhetit tanimë është i paevitueshëm. Përmasat e tij duhet të shkojnë në të paktën 2% të produktit të brendshëm bruto” tha Shehu.
Rënia e treguesve dhe e ritmeve të rritjes sipas zotit Shehu ndonëse pritet të zgjasin nuk kanë efekte negative sa i takon rritjes së pagave e pensioneve. “Përmasat e rritjes së pagave në tërësinë e buxhetit dhe në ekonominë shqiptare janë të tilla saqë nuk krijojnë turbulenca apo shqetësime për standartin makroekonomik. Megjithatë ajo që është për të konsideruar janë përmasat” tha Shehu.
FMN e ka këshilluar qeverinë që rritja e pagave të mos jetë më shumë se 4 për qind që i bie të jetë thjeshtë indeksim i tyre. Ndërkohë vetë qeveria ka bërë një ngrirje të 330 miliard lekëve të fondeve buxhetore si masë mbrojtëse ndaj efekteve të krizës.
Adi Darsi