Maradona: Argjentina pa futboll, një tragjedi
Futbolli argjentinas po përjeton momentin më të vështirë në histori. Një numër i madh klubesh, të të gjitha kategorive, kanë aq shumë borxhe sa federata vendase ka marrë vendimin që sezoni i ri të mos startojë. AFA shtyu fillimin e turneut Apertura, që ishte planifikuar më gusht dhe kjo shihej si zgjidhja e vetme në situatën e krijuar. Për këtë problem ka folur edhe trajneri i përfaqësueses argjentinase, Diego Armando Maradona. "Natyrisht që jam i shqetësuar, sepse kampionati nuk do të fillojë, se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të dalë nga kjo situatë dhe se Grondona (presidenti i federatës) nuk ka arritur objektivat e përcaktuar. Unë dua të shoh lojtarët në fushë dhe është një dramë që Argjentina të mbetet pa futboll", deklaroi ai. Bllokimi i kampionatit ndikon drejtpërdrejt në përfaqësuesen amerikano-latine, ndërsa shqetësimet e Maradonës shtohen edhe prej mungesave të Huan Sebastian Veron dhe Karlos Tevez, të cilët nuk do të luajnë në miqësoren e Moskës me Rusinë.
Pasojat e bllokimit të kampionatit, të cilave u shtohen edhe dëmtimet, mund të jenë katastrofike për "la selesion". Në fakt, më 5 shtator në Buenos Aires ata do të luajnë supersfidën me Brazilin. Një përballje me mjaft peshë në garën për t‘u kualifikuar në fazën finale të Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut. Fitorja në stadiumin "El Monumental" është detyrim, për të mos zbritur edhe më poshtë në klasifikimin e CONMEBOL-it, ku aktualisht ndodhen në vendin e katërt me 22 pikë, 2 pikë përpara Kolumbisë. Grupi eliminator i Amerikës Jugore kryesohet nga Brazili "seleçao" e Dungës me 27 pikë, ndërsa më pas vijnë Kili (26) e Paraguai (24). Katër të parat kualifikohen direkt, ndërsa e pesta zhvillon ndeshje "play-off" me të katërtën e grupit të Amerikës Veriore dhe Qendrore. "Do të ushtrojmë presing ndaj brazilianëve në të gjithë sektorët e fushës dhe do të vëmë në vështirësi Kakanë e Robinjon", tha Maradona. "Nuk do të lëmë hapësira. E dimë kualitetin e kundërshtarëve, por edhe ata e kanë të qartë se do të përballen me Argjentinën". Mungesat e Tevez e Veron mund të ndikojnë negativisht tek argjentinasit, që së fundmi janë paraqitur mjaft dobët përballë Ekuadorit dhe Bolivisë. Vetëm katër ditë pas, më 9 shtator, bardhkaltërit ndeshen me rivalin e drejtpërdrejtë, Paraguain.