"Milano, qytet special për ne holandezët"
Klas-Jan Huntelar ka zbarkuar i përpiktë në aeroportin e Malpensës. Sulmuesi holandez është bërë zyrtarisht lojtar i Milanit. "Milano është një qytet special për ne holandezët", ishin fjalët e para për mediat të 26-vjeçarit. "Di që në të kaluarën te Milani kanë luajtur shumë bashkëkombësit e mi, të cilët qëndruan gjatë. Ky klub është si një familje e madhe dhe jam i lumtur që edhe unë do të jem pjesë e tij". Kalimi nuk ishte i rastësishëm. Lojtari ishte në listën e "spastrimeve" në Madrid, por edhe ai dëshironte të gjente një tjetër skuadër, për shkak të hapësirës së pakët që do të kishte në dispozicion: "Jam i lumtur që erdha këtu. Doja me patjetër të ikja nga Reali dhe mund të them se tani jam i kënaqur që do të luaj me fanellën kuqezi". Ndërkohë, në mëngjesin e djeshëm klubi kuqezi anonçoi nëpërmjet një deklarate për shtyp: "AC Milan bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me Realin e Madridit për blerjen e Huntelar. Nesër futbollisti holandez do t‘u nënshtrohet vizitave mjekësore, pas të cilave do të firmosë një kontratë që do ta lidhë me klubin deri në vitin 2013". Transferimi u konfirmua edhe nga klubi spanjoll i drejtuar nga Florentino Perez, i cili përfitoi 15 milionë euro nga shitja e lojtarit.
Huntelar ka lindur në Drempt, një qytezë e vogël holandeze. Prej fizikut të tij (186 centimetra dhe 80 kg), ai cilësohet një sulmues me peshë dhe "pyka" ideale për repartin ofensiv të trajnerit Leonardo, ku do të luajë përkrah Patos. Lojtari është një përzierje perfekte e fuqisë fizike dhe elegancës, të cilat janë cilësitë e tij më të spikatura. Karrierën e filloi në radhët e PSV Eind‘hovenit, ku vetëm pas një ndeshjeje të luajtur u transferua në formë huazimi fillimisht te De Grafshap e më pas tek AGOVV Apeldorn. Në vitin 2004, Herenven e bleu kartonin e sulmuesit nga PSV: ky ishte kalimi më i rëndësishëm për Huntelar, sepse me skuadrën e re ai u bë një prej lojtarëve më të njohur në Eredivisie (Ligën e Parë holandeze). Në sezonin 2004-‘05, ai realizoi 17 gola në 31 ndeshje, ndërsa në gjysmën e kampionatit pasardhës e gjeti 17 herë rrugën e rrjetës, në vetëm 15 takime. Statistika të jashtëzakonshme, të cilat e bindën Ajaksin ta blinte në janar të vitit 2006: kostoja e operacionit kapi shifrën 9 milionë euro. Në Amsterdam, i cili njihet me nofkën "gjahtari" mori fanellën me numrin 9, atë që më parë kishte mbajtur edhe Marko Van Basten. Investimi dha menjëherë frytet e pretenduara: në 16 sfidat e mbetura, sulmuesi realizoi po kaq gola, duke e mbyllur kampionatin në kuotën 33 në 31 ndeshje të kampionatit. Në sezonin 2007/‘08 ai u shpall golashënuesi i Eredivisies, me 33 rrjeta në 34 ndeshje. Më 2 dhjetor 2008, u transferua te Reali i Madridit. Debutoi në "Santiago Bernabeu" më 4 janar, në përballjen me Vijarealin, ndërsa 11 ditë më pas shënoi golin e parë me fanellën "merengue", në fitoren 4-0 kundër Sporting Gijon. Me klubin spanjoll, Huntelar shënoi 8 gola në 20 ndeshje, por është aktivizuar shumë rrallë si titullar. Ai luan në formacionin e parë në Kombëtaren "tulipane", ku regjistron 8 gola në 21 ndeshje. I mrekullueshëm debutimi i tij më 16 gusht 2006: dy gola në fitoren 4-0 që Holanda arriti në fushën e Irlandës.