E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pizarro, i lumtur në Romë

Nga Express më 09 janar 2011 në ora 18:34

Mesfushori i Romës, David Pizarro ka theksuar se është i lumtur në klub, pavarësisht spekulimeve rreth largimit të tij gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Dua që fanella e Romës të jetë e fundit që bart në Itali. Kam kontratë deri në vitin 2013 dhe dua ta respektoj atë e më pas të kthehem në Kili dhe të luaj për Santiago Wanderersin. Ëndrra ime është të kthehem në Valparaiso”, tha Pizarro për të përditshmen sportive italiane, Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›