Puyol i refuzon të gjithë

Carles Puyol ka refuzuar mundësinë e largimit nga Barcelona për transferim në Rusi ose Emiratet e Bashkuara Arabe, ka njoftuar e përditshmja katalane, El Mundo Deportivo.
Mbrojtësi 34 vjeç thuhet se ka marrë oferta joshëse nga një skuadër ruse dhe arabe. Mirëpo, ai ka insistuar se nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.
Puyol do të mungojë në Euro 2012 për shkak të një lëndimi por ka theksuar vazhdimisht se synon të luajë deri në moshën 40 vjeç. Ai ka kontratë me Barcelonën deri në qershor 2013.