Pjesë nga deklarata
...Studentët duhet të dinë se nga natyra e tyre njerëzore ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa kanë prirje për studime, disa kanë prirje artistike e të tjerë kanë aftësi profesionale dhe mund të bëhen specialistë shumë të mirë në një profesion që nuk merret në universitet. Shoqëria ka nevojë shumë të madhe për mjeshtër të tillë të talentuar. Me këtë duam të theksojmë faktin se vendimi i senatit të Universitetit të Vlorës nuk shkel aspak të drejtat e nxënësve për shkollim të mëtejshëm, por secili duhet ta kërkojë atë sipas aftësive dhe prirjeve të veta.
Është e pafalshme deklarata e drejtoreshës së arsimit të lartë në këtë ministri, zj. Elida Hoxha, e cila e quan të padrejtë dhe të pazbatueshëm vendimin e universitetit tonë. Ne i rekomandojmë zonjës drejtoreshë të lexojë me kujdes nenin 14 të ligjit të arsimit të lartë, pika 1 dhe pikat e) dhe ë) të këtij neni, që cituam më lart, si edhe nenin 33, pikën 2 dhe sidomos pikën 5, ku thuhet shprehimisht: "Institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të përcaktojnë kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t‘u pranuar në ciklin e parë të studimeve. Këto kritere bëhen publikisht të njohura nga institucionet e arsimit të lartë të paktën një vit para fillimeve të pranimeve të radhës në institucion".