E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet kosto për të jetuar në Qytetin Studenti

Këtë vit akademik, studentët të cilët do të jetojnë në qytetin e studentit duhet të paguajnë më shumë. Kjo është argumentuar sipas drejtorisë së Qytetit Studenti, për shkak të kushteve më të mira, rrugëve që do të rregullohen dhe numri i personave që do të qëndrojnë në një dhomë. Tarifa për t‘u regjistruar në Qytetin Studenti një vit më parë ka qenë 30 mijë lekë, ndërkohë që këtë vit ka shkuar në 35 mijë lekë të reja. Tarifa është rritur me 5 mijë lekë më shumë. Këtë vit, në Qytetin Studenti do të ketë në çdo dhomë nga 3 persona, ndërkohë që vitin që shkoi kanë qenë edhe 4 apo 5.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›