E Diel, 1 Nëntor 2026

Puke, 4 persona izolohen nga debora, Do te riparonin defektin ne antena

Puke- Udhetimi deri ne thellesi te zones se Mides, ne rrethin e Pukes u ka rrezikuar jeten kater personave, qe deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme, nuk jane gjetur dot nga forcat e shpetimit. Thirrja per ndihme eshte leshuar nga tre ushtarake dhe nje punonjes i Albtelekomit, qe perpiqeshin te riparonin nje defekt ne antenat e vendosura ne piken me te larte. Burime zyrtare thane se punonjesit jane bllokuar nga debora dhe era e forte. Sinjali "Sos" eshte dhene rreth ores 16:00, nderkohe qe dergimi i dy helikoptereve nga Ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes, nuk ka bere dot te mundur nxjerrjen nga zona e rrezikut. Personat e bllokuar jane Nazmi Hila, Pjerin Voci, Angjelin Gera dhe Arben Ndoci, te cilet ne linje telefonike kontaktuan me drejtuesit e Policise se Pukes, deri ne oret e mbremjes. Autoritetet derguan dy fadroma dhe 20 forca per t'u ardhur ne ndihme te izoluarve ne zonen e Mides, por trashesia mbi nje meter e bores, ka veshtiresuar misionin. Burime zyrtare thane se gjenden shume afer te humburve, por do te duhet edhe pak kohe, deri ne mberritjen tek ta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›