Pjesëmarrës në edicionin e 15-të të festivalit ndërkombëtar të poezisë
14/06/2009 Zhiti dhe Aliçka, hapësira shqiptare në Itali
Janë përfaqësuesit e hapësirës “Histori shqiptare” në edicionin e 15-të të festivalit ndërkombëtar të poezisë në Gjenovë. Sot, më 13 qershor, shkrimtarët shqiptarë Ylljet Aliçka dhe Visar Zhiti do të përfaqësojnë zërin shqiptar mes shumë zërave të tjerë nga e gjithë bota. Ylljet Aliçka do të flasë gjatë këtij takimi mbi skenarin e filmit "Kronikë provinciale", tema e të cilit flet për humbjen e ekuilibrit, çrregullimin shpirtëror të banorëve të një qyteti provincial dhe dialogun ndërfetar. Ndërsa nga Visar Zhiti pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me disa poezi të krijimtarisë së tij. Janë poezi që shtrihen që nga koha kur ai ishte i burgosur politik deri në ditët sotme. Në festivalin e poezisë në Gjenovë marrin pjesë 213 artistë dhe janë menduar të organizohen rreth 141 veprimtari. Festivali ka nisur më 11 qershor e do të zgjasë deri më 20 qershor. Aktiviteti i titulluar "Zërat europianë", që do të nisë nga Gjenova, do të zhvendoset më pas në Bukuresht, Paris, Amsterdam e Barcelonë, ku do të mbledhë poetë dhe pjesëmarrës nga e gjithë Evropa.
Leonard Ajkun sërish në skenën shqiptare
Premiera e radhës këtë herë është një shfaqje baleti. Pas operës “Falstaf” artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit shfaqen me “Rajmonda dhe Spartakus”. E veçanta e shfaqjes veç të tjerash është pjesëmarrja në të e koreografit Leonard Xhokaxhi (Ajkun), i cili rivjen në skenën ku u formua si koreograf, por njëkohësisht edhe si njëri nga solistët në balet. Krahas tij janë ftuar edhe artistë që vazhdojnë aktivitetin e tyre në kompaninë e Xhokaxhiut në Amerikë, si Astrit Zejnati, Erisa Gina, Alisa Gjoni, Elona Nallbani, Ervis Nallbani etj., solistët më të mirë të teatrit. Është menduar që baleti të ngjitet në skenë në datat 16, 17, 18 dhe 19 qershor.
Rikthimi i Ajkun
Vetëm para një viti balerini Leonard Xhokaxhi (Ajkun) dhe Astrit Zejanti zhvilluan “Mbrëmja magjike e baletit” në amfiteatrin e Durrësit. Aktiviteti ishte një rikthim i suksesshëm i Xhokaxhiut.
Leonard Ajkun (Xhokaxhi) është rritur në Tiranë. Në moshën 18-vjeçare, pas disa koncerteve, i jepet automatikisht e drejta si kërcimtar solo, duke u bërë kështu balerini kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit shqiptar në shfaqje të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Ai filloi të shkëlqejë edhe në SHBA. Më 1991, gjatë një turneu me Anna Razzi, lëvizi në Itali, ku u bë kërcimtari kryesor i “Balletto Regionale di Mantova”. Çasti më i rëndësishëm në karrierën e tij ishte në vitin 1992, kur kërceu për Rudolf Nureiev si Alberchti te baleti “Giselle” (vënë në skenë nga trupa e Teatrit të Torinos). Është kërcimtari i vetëm (gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar) që ka kërcyer para Babait të Shenjtë të Vatikanit, Giovanni Paolo II. Në vitin 1994, Ileana Iliescu e kërkoi si artist të ftuar të nderit në Teatrin e Operave dhe Baletit të Bukureshtit, në Rumani, ku kërceu para Princit Siegfried, baletin “Liqeni i mjellmave”. Në vitin 1997 u nderua nga Shoqata Amerikane e Arteve Muzikore. Më 1998 Arthur Mitchell e ftoi në Teatrin e Kërcimit në Harlem, ku u njoh për herë të parë me repertorin e George Balanchine. Në SHBA ka kërcyer për baletin klasik të “Los Angeles”, “Santa Barbara State Street Ballet”, “Dance Galaxy”, “Northeast Ballet”, “Griffin Ballet”, “Hartford Ballet” dhe “Ellen Sinopoli Dance Company”. Është gjithashtu krijuesi dhe drejtori artistik i shoqatës “Ajkun BT”, shoqatë e cila u vjen në ndihmë kërcimtarëve të rinj në të gjithë botën.
Rajmonda…
“Raymonda suite” vjen nën muzikën e Alexander Glazunov. Këtu trajtohet figura e brishtë e një bukurosheje, Rajmonda, e cila është e premtuara e Jean De Brienne. Ajo feston ditëlindjen e saj dhe Jean, që pritet të vijë një ditë më vonë, dërgon disa dhurata më parë, ndër to një portret të tijin. Rajmonda ëndërron të dashurin e saj, që del nga portreti dhe kërcen me të. E zgjuar nga ëndrra, gjen të pranishëm Abderman, i cili i shpreh dashurinë. Pasi ajo e ka refuzuar Abdermanin, me bashkëpunëtorët e tij ai tenton ta rrëmbejë atë, por pa sukses. Tentativa e tij ndërpritet nga ardhja e Jean dhe vëllait të tij, mbretit hungarez. Aty zë fill një duel, ku Abderman vdes. Suita zhvillohet në kështjellë në ambientin festiv ku celebrohet dhe martesa e të dy të dashurve, me shumë valle dhe hare. Në këtë trajtim pasqyrohet atmosfera festive në Pallatin Mbretëror dhe linja e dashurisë së Rajmondës për Jean, si dhe hareja dhe gëzimi i të ftuarve për ta.
“Spartacus suite”
Këtu trajtohet figura madhështore e mbretit thrakian Spartacus, i kapur nga romanët dhe i kthyer në një gladiator-skllav, kryengritja e pasuksesshme e skllevërve të udhëhequr nga ai kundër Republikës Romane. Kjo ide ka qenë dhe është një frymëzim i përhershëm me shumë kulminacione artistike të formave të ndryshme të artit modern. Aram Khachaturian kompozoi muzikën për këtë balet të shkëlqyer, ku pati konfirmimin absolut në nivel botëror. “Duke e rivizatuar këtë kryevepër, qëllimi im është të sjell në jetë temat heroike në një suitë të fuqishme dhe heroike”, - do të shprehej vetë Khachaturian. Një balet që kundërvë një relacion të madh dashurie midis Spartakut dhe gruas së tij, Phrigya, me relacionin tiranik të konsullit Roman, Crassus dhe konkubinës së tij, Aegina.
Së fundi jepet vdekja e Spartakut, në një finale të dhimbshme dhe heroike.