Rruge e veshtire per rehabilitimin e viktimave te komunizmit
Aida Cama
Gjermania ka pasur pervojen e rehabilitimit te viktimave te nazizmit. Por ajo nuk u perdor per rehabilitimin e viktimave te komunizmit. Cfare rruge ka ndjekur Gjermania per rehabilitimin e te perndjekurve nga SED? Rehabilitimi i viktimave te komunizmit ne Gjermani ka nisur heret. Qe ne mes te viteve pesedhjete, ne Gjermanine perendimore ekzistonte "Ligji per te ndihmuar refugjatet politike". Ai ndihmonte ish te burgosurit ose te perndjekurit politike qe nga Gjermania lindore perfundonin ne ate perendimore, qe te njiheshin si refugjate politike. Ky proces ka qene shpesh i veshtire per shkak te mungeses se dokumenteve dhe deshmive te perndjekjes. Personat qe njiheshin si "refugjate politike", mund te merrnin nje deshmi per kete dhe te perfitonin materialisht shperblim nga shteti gjerman.
Por edhe ne RDGJ (DDR) ekzistonte mundesia qe denimet te shpalleshin te pavlefshme, pra te behej rehabilitim nga pikepamja juridike. Per shembull ne vitet tetedhjete, mund te quheshin te padrejta disa denime te viteve pesedhjete, te kohes se Stalinit. Ky rehabilitim, ishte vetem nje akt formal. Ne RDGJ nuk ekzistonte mundesia per demshperblim
Dr. Jens Planer Friedrich, punon ne zyren e Berlinit te te ngarkuarin me dokumentet e Shtazit, i ngarkuar me keshillimet e qytetareve. "Tek ne vijne njerez qe jane viktima te perndjekjes politike ne RDGJ (DDR). Qe prej viteve 90 ekziston mundesia per rehabilitimin, kompensimin, demshperblimin e tyre. Ne keshillojme njerezit si te bejne kerkesen, ku te drejtohen, si mund ta deshmojne qe kane qene viktima."
Qe ne zgjedhjet e para te Bundestagut ne dhjetor te 1990, u mendua konkretisht si per njohjen e viktimave ashtu edhe per demshperblimin e tyre. "Por si duhej bere kjo, kjo ishte ceshtja," thote Planer Friedrich, i cili eshte duke shkruar nje liber mbi rrugen gjermane per rehabilitimin e viktimave te komunizmit.
Ligji i pare per njohjen e perndjekjes dhe demshperblimin
Ligji i pare qe quhet edhe "Ligji i pare per te zbardhur padrejtesite e Partise se bashkuar socialiste (SED)" doli ne vitin 1991. Ai eshte nje ligj rehabilitimi, sipas ligjeve te shtetit te se drejtes. Ky ligj kishte ne qender te vemendjes personat qe ishin denuar, qe per arsye politike kishin qendruar ne burg, ose qe ishin derguar ne spital psikiatrik.
"Qe ne fillim ky ligj kishte ne plan te pare "idene e mbeshtetjes jo te demshperblimit te pergjithshem," qe do te thote se kishte parasysh faktin qe per arsye te perndjekjes ketyre njerezve u mungonte dicka, dicka qe do te kompensohej me ane te ketij ligji," shpjegon Planer Friedrich.
Si behet rehabilitimi?
Se pari nepermjet rruges gjyqesore konstatohet nga shteti se masa e denimit ka qene e padrejte, dhe se per nje periudhe te caktuar denimi, duhet te behet rehabilitimi. Njerezit duhet te shkojne tek gjykatat qe i kane denuar, ose pasueset e tyre. Atje behet kerkesa per rehabilitimin ligjor dhe dorezohen dokumentet, nese ekzistojne. Nese personi nuk zoteron dokumente, ato duhet t`i kerkoje gjykata. Pas vitit 1990, dokumentet gjendeshin lehte, sepse zyrat ishin te hapura dhe ne 99 per qind te rasteve, dokumentimi ka qene i perpikte. Me pas me ane te nje procesi, gjykata vendos nese dikush ka te drejten ta quaje veten te perndjekur politik, apo jo.
Si merret demshperblimi?
Per te marre demshperblim duhet bere nje kerkese tjeter, kerkesa per demshperblim te pergjithshem. Kjo ishte fillimisht 300 marka, sot eshte 300, 6 euro per cdo muaj te kaluar ne burg.
Jo te gjithe personat qe njihen si te perndjekur kane te drejten te pretendojne per demshperblim. "Sepse nese dikush ka qene nje here i denuar, dhe me pas ka punuar me Shtazin, ose ka bere shkelje humane, atehere ai nuk ka te drejte te marre demshperblim. Ai njihet si i perndjekur, por nuk merr demshperblimin," sqaron Dr. Jens Planer Friedrich.
Nga ky ligj kane perfituar rreth 150 mije persona qe kane qene viktima te komunizmit.
Ligji i dyte per rehabilitimin e te perndjekurve me metoda te tjera
Pas vitit 1994, pati nje ligj tjeter "Ligji i dyte", qe nuk kishte me te bente me ish te burgosurit, por me perndjekje te natyrave te tjera, ndalimin e profesionit, studimit, humbje pasurie etj. ose perndjekje psikologjike qe ka shkaktuar deme. Ky lloj rehabilitimi nuk u be me ne gjykata, por ne zyra qe u ngriten per kete pune. Sepse perndjekjen nuk e kishin bere me gjykatat, por Shtazi, policia, shkollat, universitet, vendi i punes.
Kush punonte ne zyrat e rehabilitimit?
"Kjo perbente nje problem te madh ne fillim, sepse shume prej punonjesve ishin juriste gjermano perendimore, qe i shihnin rastet nga pikepamja juridike, por nuk i kuptonin shume gjera qe kishin ndodhur ne RDGJ (DDR). Aty kane punuar po ashtu njerez, qe kane punuar per sistemin e atehershem ne Gjermanine lindore. Ka ndodhur qe te perndjekurit gjenin perndjekesit, kur shkonin ne zyrat e rehabilitimit," thote Friedrich Planer.
Zbatimi i ligjit te dyte, ka qene me i veshtire, sepse per keto lloj perndjekjesh mungojne deshmite. Shume gjera nuk jane bere me shkrim, nuk jane dokumentuar. Mund te perdoren deshmitare, nese ata ekzistojne. Pasi i perndjekuri ka bere kerkesen dhe ka plotesuar shume formulare, me ane te nje procesi administrativ, merret nje vendim administrativ.
Cfare perfitohet?
Kjo eshte e komplikuar. Nese behet fjale per shembull per nderhyrje ne profesion, atehere caktohet koha kur personi eshte hequr nga puna, kur eshte kthyer serish. Kjo kohe per shembull i shtohet viteve te pensionit. Per studentet eshte e veshtire, ose per ata qe jane perjashtuar nga shkolla. Ata mund te marrin deshmi, por kjo kohe nuk u shtohet per pension. Deri ne vitin 2003 ata kane pasur mundesine te vazhdojne shkollen qe kane nderprere ne ate kohe, duke marre edhe ndihme nga shteti. Por tani kjo nuk behet me
Ligjet e rehabilitimit te lidhura me afate
Afati i ligjit eshte deri me 31 dhjetor 2012. Kerkesa per rehabilitim mund te behet deri ne kete afat. Me pas nuk ka me kerrkush te drejte te kerkoje.
Nga ligji i dyte kane perfituar rreth 250 bis 300 mije te prekur. Por duhet thene se keto shifra permbajne edhe persona qe kane perfituar nga te dy ligjet. Statistikat per te perndjekurit nuk japin shifra te sakta, sepse nuk ka zyra qendrore qe merren me ceshtjet e tyre.
Qe nga viti 2008 ekziston mundesia per te marre nje pension, por per kete eshte gjetur nje zgjidhje minimale. Kete pension e marrin ata persona qe kane qene te pakten 6 muaj ne burg dhe qe kane sot te ardhura te pakta.