E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralizohet puna ne Zyren e Kthimit Kompesimit te Pronave, Tirane.

Nuk mjafton fakti qe Zyra Rajonale e Qarkut te Tiranes e Kthimit Kompesimit te Pronave ka pak punonjes, por drejtori i sapo emeruar vonon dhenien e nje vendimi per dosjet e shqyrtuara nga grupet e punes. Prej dy muajsh, kohe kur eshte emeruar drejtori i ri, Patriot Coba puna ne kete zyre eshte paralizuar.

1 440 dosje presin nje vendim

Jane mbi 1440 dosje te prapambetura dhe te reja te cilat presin verdiktin. Rrjedhimisht mijera qytetare presin nje vendim nga kjo zyre. Zyra Rajonale e Kthimit Kompesimit te Pronave e Qarkut te Tiranes ne muajin qershor ka patur ne trajtim 875 dosje te prapambetura, dosje keto te cilat datojne qe prej vitit 2005, te hapura ne vijimesi qe ne institucionin e ish-Komisionit Vendor te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Qarku Tirane. Te gjitha keto dosje kane mbetur pa nje vendim nga koha kur kjo agjensi quhej Komisioni Vendor i Kthimit Kompesimit te Pronave.

Oborret ne perdorim

Pervec ketyre dosjeve te cilat kane per objekt njohjen dhe kthimin e prones ish-pronareve, sipas detyrimeve te percaktuara ne aketet nenligjore ZRKKP Tirane nepermjet nje vendimi te Keshillit te Ministrave i eshte faturuar shqyrtimi edhe i dosjeve me objekt "kalimin ne pronesi i oborreve ne perdorim", per te gjithe pronaret te cilet ne certifikaten e pronesise te baneses kane shenimin "oborr ne perdorim". Edhe per keto lloj procedurash kjo zyre ka trasheguar nje shifer prej 130 dosje te prapambetura dhe te pashqyrtuara te trasheguara pa u shqyrtuar qe ne dhjetor 2007.

Dosjet e reja

Nderkohe deri ne muajin dhjetor te vitit 2008, kur ishte afati i fundit per pranimin e kerkesave te reja per njohje pronesie, ne ZRKKP qarku Tirane u administruan dhe u shtuan rreth 1000 (nje mije) dosje te reja te hapura nga ish-pronaret. Pra, gjithsej ishin rreth 1700 dosje qe prisnin nje pergjigje vendimarres nga kjo zyre. Nderkohe duhet patur parasysh se nga muaji qershor i vitit 2008 deri ne dhjetor 2008, perpara se sa te emerohej drejtori i ri, Patriot Cobaj, jane dhene vendime per rreth 260 dosje, nderkohe per cdo dosje, po u kaluan 3 muaj nga dita e aplikimit pa pergjigje ajo quhet e prapambetur dhe afati i shqyrtimit te se ciles quhet i tejkaluar.

Dosjet e prapambetura ne gjithe vendin

Nderkohe qe sic dihet dhe eshte bere me dije Agjensia e Kthimit Kompesimit te Pronave ne Qender trashegoi nga ish-KSHKKP (Komiteti Shteteror i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave) 1800 dosje te prapambetura, per te cilat rreth 850 prej tyre u dha nje vendim, ndersa per pjesen tjeter nepermjet nje forme jo-ligjore u kthye nje pergjigje e thjeshte nga AKKP, duke i kthyer per rishqyrtim ne zyrat rajonale.

Procedimi per shqyrtimin e cdo dosje

Pasi qytetari mbledh te gjithe dokumentacionin tekniko-ligjor me anen e se ciles pretendon dhe provon pronesine e tij, te gjithe dokumentacionin e dorezon ne Zyren Rajonale te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave, te qarkut perkates ku pas kontrollit behet protokollimi dhe hapet dosja perketse. Dosja merr nje numer protokolli vetem kur jane dorezuar te gjitha dokumentat. Nga ky moment hapet dhe fillon dhe afati per shqyrtimin e dosjes. Per cdo doje duhet te kryhet nje procedure hetimore administrative dhe duhet te jepet nje vendim brenda tre muajve, nga data e aplikimit. Nga hapja e dosjes menjehre dosja I kalon per shqyrtim Sektorit Juridik ne zyren rajonale pergjegjesi i te cilit ngre nje grup pune qe perbehet nga inxhinjeri topograf, juristi dhe urbanisti. Ky grup shqyrton dosjen, kryhen matjet ne terren si dhe ju dergon shkresat institucioneve te tjera per te vertetuar gjendjen juridike dhe urbane te prones se pretenduar. Grupi i punes pasi kryen vleresimin e ceshtjes ja dorezon dosjen drejtorit te Zyres Rajonale te Kthimit Kompesimit te Pronave per te marre nje vendim i cili duhet te shprehet ne lidhje me dosjen brenda 3 (tre) diteve nga marrja ne dorezim dhe nese kalon ky afat drejtori i zyres rajonale shkel ligjin. Qytetaret shprehen se Drejtori i ri . Patriot Cobaj, rendome po e shkel kete afat. "Grupi I punes ka mbaruarpune me dosjen time, por drejtori ende nuk ka marre nje vnedim", shprehet Zreqine Kerkuti, nje prej qytetareve qe vjen gati cdo dite per te pyetur rreth fatiti te dosjes se vet.

Kur shkelet afati 3 mujor

Nderkohe qe pas kalimit te afatit 3-mujor te shqyrtimit zyra rajonale shkel haptazi ligjin. Vetem ne rastet objektive kur shqyrtimi i dosjes nuk mund te permbyllet brenda afatit 3-mujor (ne zbatim te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 "Per kthimin dhe kompensimin e prones"), Zyres Rajonale i lind e drejta te beje shtyrjen e afatit te shqyrtimit vetem per nje muaj, por jo me shume dhe nese edhe ky afat shkelet perseri atehere kemi te bejme me shume arseye, te cilat duhen verifikuar.

Avokati I shtetit

Pas dajles se vendimit, dergohet per njoftim Zyres se Avokatures se Shtetit, AKKP ne qender dhe subjektit kerkues. Nese qytetari apo Avokati i Shtetit nuk eshte dakort me vendimin e dhene nga Zyra rajonale, keto subjekte mund te bejne ankim ne Agjensine Qendrore per shqyrtim. Gjithashtu edhe vet Drejtori I Pergjithshem I AKKP-se ka te drejten e shqyrtimit te vendimit kryesisht brenda afatit 30-ditor nga data e njoftimit te ketij vendimi ne AKKP. Vetem pasi AKKP te jete shprehur me vendim per ankimin e paraqitur, qytetari apo avokatura e shtetit ka te drejte ta kerkoje te drejten e tij ne rruge gjyqesore ne rast se nuk eshte dakort me vendimin perfundimtar.

Qershor 2008 - 31 dhjetor 2008

1 000 dosje te reja

1440 dosje te prapambetura

260 vendime te dhena

130 dosje per oborret ne perdorim

Zyra Rajonale e Qarkut te Tiranes e Kthimit Kompesimit te Pronave ka vetem tre jurist, secili prej tyre mund te shqyrtoj maksimalisht vetem 12-15 dosje ne muaj dhe ne rastet ku jane vendime te veshtira te ashtuquajtura nga specialistet si "dosje themeli"pra nuk jane shqyrtuar asnjehere me pare, jane per njohje kthim dhe kompesim prone nje jurist mund te shqyrtoj nga deri 6 deri 9 dosje ne nje muaj dhe jo me shume !!!!!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›