Pjetër Gjoka 50 vjet në skenë" Gjovalin Gjoka: Babai edhe i verbër ka interpretuar në skenë

Ikona teatrit dhe filmit shqiptar përkujtohet në Teatrin Kombëtar
Është padyshim një ndër emrat më të talentuar të teatrit dhe filmit shqiptar, i cili për kontributin e tij është nderuar dhe vlerësuar me shumë çmime. Regjisori dhe aktori i njohur Pjetër Gjoka, një ndër ikonat e artit shqiptar u përkujtua me një aktivitet të veçantë, i cili u zhvillua në mjediset e Teatrit Kombëtar. Për të nderuar kujtimin e tij dhe për të vlerësuar kontributin që ky artist i ka dhënë artit shqiptar për gjysmë shekulli, ishin të pranishëm familjarë, miq dhe kolegë të regjisorit dhe aktorit. Gjatë aktivitetit u prezantua një monografi e titulluar Pjetër Gjoka, 50 vjet në skenë, si dhe u çel një ekspozitë me foto me rolet më të rëndësishme të aktorit. I biri Gjovalin Gjoka tregon se ky aktivitet megjithëse nuk shënon ndonjë përvjetor bëhet me qëllim për të nderuar veprën e tij. Ai gjithashtu tregon se edhe pse ka qenë i verbuar për dy vjet ai nuk e ka ndalur krijimtarinë e tij si artist. Ekspozita përmban aktivitetin e tij nga fillimi i karrierës së tij dhe deri në fund të aktiviteti të tij artistik. Këtu prezantohen foto, që nga roli i parë i pavdekshmi dhe deri tek roli i tij i fundit. Ai ka qenë i verbuar për rreth dy vjet nga viti 1975-77 dhe në këtë kohë ai sërish nuk e ndali karrierën e tij artistike. Unë mbaj mend që ia incizoja materialet dhe ai i dëgjonte. Një ndër veprat ku ai ishte si regjisor Familja e peshkatarit nga viti 1956 që u vendos për herë të parë në skenë, ka vijuar të shfaqet deri në vitin 1972, si një ndër veprat më të suksesshme, thekson ndër të tjera i biri Gjovalin Gjoka. Më tej i biri shprehet se gjatë viteve 30-40, babai i tij ka interpretuar mbi 27 role, nga ku pjesën më të madhe i ka role të para. Këto role janë realizuar të gjitha në skenën e Shkodrës, ndërkohë që mbas vitit 1946 në karrierën e tij artistike ai shënon realizimin e 90 roleve të tjerë, që i shtohen galerisë të personazheve të interpretuara nga ai, të cilat i ka realizuar qoftë si aktor ashtu edhe si regjisor. Si regjisor ai ishte përkrahës dhe edukator i i talenteve të reja, shok dhe mik i dashur për kolegët dhe spektatorët. Për gjysmë shekulli në skenë, "Artisti i Popullit" Pjetër Gjoka i ka dhënë teatrit shqiptar një varg figurash të pavdekshme. Rolet e tij tek 'Kthimi i Skënderbeut për liri të Shqipërisë', 'Halili dhe Hajria', 'Shtatë shaljanët', 'Trimi i mirë me shokë shumë', 'Cuca e maleve', 'Besa e madhe', 'Gjenerali i ushtrisë së vdekur', 'Shënomëni dhe mua', 'Epoka para gjyqit', patjetër që nuk do të harrohen kurrë dhe do trashëgohen brez pas brezi, si një pasuri që i përket thesarit të artit shqiptar. Pjetër Gjoka lindi në Ulqin më 3 gusht të vitit 1912 dhe vdiq më 2 maj të vitit 1982.
Si e njohëm regjisorin dhe aktorin Pjetër Gjoka
Roli i parë i tij shënohet pikërisht në filmin e parë shqiptar, Tana, ku ai interpretoi nën petkat e gjyshit të Tanës. Më pas, me një punë dhe forcë të madhe vullneti dhe mbi të gjitha me dashurinë për artin ka vazhduar gjithmonë përpara, me gjithë vështirësitë e shumta që do t`i dilnin përpara. Dhe në këtë drejtim ai përbën një rast unikal, pasi ka interpretuar për gati dy vjet i verbër, duke realizuar konkretisht rolin e Pilos, te drama e "Hamza Minarollit". Gjithashtu përmendim interpretimin te filmi "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe plotësisht i verbër Pjetër Gjoka ka luajtur rolin e Vasilit, te filmi "I treti". Por galeria e personazheve që Pjetër Gjoka i ka dhënë artit shqiptar, atij skenik dhe kinematografik është tejet e pasur. Kështu mund të përmendim Gjeto Plakun në dramën "Halili e Hajria", Tav Zeneli tek "Haxh Qamili", Palush Dibrën tek "Trimi i mirë me shokë shumë", prifti tek "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", Nikë Kacurajn tek "Cuca e maleve", Klaudin tek "Hamleti", Lirin tek "Mbreti Ilir", Levishin tek "Armiqtë", Molerin tek "Intrigë e dashuri", Shtokman te "Armiku i popullit", Budinov tek "Bujtina e të varfërve"Hartinov, tek "Për ata që janë në det", Lukajov tek "Revizori", Graciani tek "Otello", Doranti tek "Borgjezi fisnik"si dhe dy nga kryerolet e tij inxhinier Zabolini tek "Orët e Kremlinit" dhe Dongsburunë tek "Arturo Ui". Pra, Pjetër Gjoka ka meritën se ka interpretuar me sukses, jo vetëm në dramaturgjinë shqiptare por edhe në atë të huaj, duke qenë kështu aktori i personazheve të veprave të dramaturgëve të mëdhenj botërorë, si Shekspirit, Molierit, Gogolit, Ibsenit, Shilerit, Brehtit, Gorkit, etj. Kështu, ai ka vënë në skenë pjesë të njohura si, Familja e Peshkatarit (1956), "E vërteta e Spanjës (1961), "Toka jonë"(1974),"Pyesni malet (1982).