Remitencat, 11 milionë më shumë
Vetëm tremujorin e parë të këtij viti, diaspora kosovare ka dërguar mbi 11 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Nga ekonomistët, remitencat apo paratë e ardhura nga diaspora konsiderohen si një infuzion jo vetëm për familjet në Kosovë që marrin përkrahje direkte, por edhe për ekonominë e varfër të vendit.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore, Besnik Kada thotë se sipas të dhënave zyrtare të BQK-së, remitencat janë rritur për 11.1 milionë më shumë se tremujori i parë i vitit të kaluar.
“Të dhënat preliminare për tremujorin e parë të këtij viti flasin për shumën prej 111.3 milionë eurosh, para që kanë dërguar në vendlindje nëpërmjet kanaleve zyrtare emigrantet tanë që janë në botën e jashtme. Në tremujorin e parë të vitit 2010, kjo shume ishte 101.2 milionë”, thotë Kada.
Sipas një studimi për remitancat 2010, i hartuar nga UNDP-ja, USAID-i dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, tregon se rreth 20 për qind e familjeve në Kosovë pranojnë para nga diaspora. Studimi thotë se një nga sfidat e Qeverisë mbetet që dërgesat nga diaspora t’i shndërrojë nga konsumi në investime dhe të krijojë sa më shumë vende pune.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...