Vazhdojnë çarjet në LDK
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa po vazhdon të përballet Fatmir Sejdiun dhe njerëzit e tij.
Në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, të hënën, Sejdiu ka kundërshtuar përsëritjen e zgjedhjeve në Degën e Gjakovës.
Sejdiu, i cili është Kryetar Nderi i LDK’së, thotë se vendimi i Kryesisë së partisë është i padrejtë. Në këtë mënyrë, ai u doli në krah zyrtarëve të LDK’së, të cilët e kishin përkrahur edhe publikisht në garën për kryetar të LDK’së, të cilën e humbi në nëntor të vitit të kaluar.
“Është një vendim i padrejtë që është marrë ndaj Degës së Gjakovës për shkak se e kam përcjellë atë proces me kohë dhe si duhet. E di se ka pasur nevojë të bëhen plotësime të arsyeshme që kanë qenë qëndrime të Degës atje.
Ai nuk është që udhëheqësit e Degës së “vjetër” në Gjakovë të mbesin jashtë strukturave lokale. “Është çështje e zhvillimeve të mëtejshme. Unë mendoj që është me rëndësi të ketë rezon të gjithmonshëm që të ketë unitet të përgjithshëm në aktivizim të gjithë potencialit politikë që ka LDK’ja. Dhe, ka njerëz shumë të mirë”, ka thënë Sejdiu.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...