Plaçkitësit operojnë nëpër rrugë të Maqedonisë

Shkup, 3 gusht- Shumë kompani, të cilat vite të tëra merren me transportimin e mallrave të ndryshme nga njëri në vendin tjetër, po përballen me veprimet kriminale grupesh të armatosura, të cilat lëvizin në magjistralen Gostivar-Strugë.
“Kompania jonë gjatë javës së kaluar ka transportuar për në Strugë disa mallra nga Kosova. Në vendin e ashtu quajtur “Strazha” hasëm në një veturë të tipit “Llada”, në të cilën kishin qenë katër persona të armatosur. Pasi na detyruan të ndalemi nga të dy shoferët e kompanisë sonë kanë kërkuar të holla. Por këta nuk kanë pasur më shumë se
20 apo 30 euro”, thanë nga kompania “Berisha Trans” nga Kosova. Pronari i kësaj kompanie pohon se këso rastesh kanë ndodhur edhe herë të tjera dhe jo vetëm transportuesve kosovarë, por edhe atyre nga Maqedonia.
“Kolegët e mi nga Maqedonia nuk u habiten me këtë fakt aspak, sepse ata si duket ishin mësuar me këtë dukuri. Ata sugjeruan që në prita të tilla të mos ndalemi fare, sepse pasojat mund të jenë të rënda”, shpjegojnë nga “Berisha Trans”.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) thonë se nuk kanë pasur asnjë denoncim për raste të tilla. “Deri më tani asnjë person nuk ka njoftuar organet policore se diçka e tillë ndodhë në akset rrugore të Maqedonisë. Shërbimet policore në bazë të
aktiviteteve të tyre te rregullta, patrullojnë në të gjitha akset rrugore rregullisht
por deri më tani nuk ka hasur në grupe të tilla”, tha Borçe Peshevski, nga
sektori për Informim në MPB. Për një gjë të tillë nuk kishte njohuri as
autoritetet zyrtare në Komunën e Kërçovës, apo ata të Zajasit, të cilët u
shprehën të habitur nga ky fakt.
“Nuk dimë asgjë për raste të tilla, ne si komunë nuk kemi marrë kurrfarë informatash nga askush deri më tani, se grupe të tilla kriminale terrorizojnë nëpër rrugëy e Maqedonisë”, ka thënë Darko Belevski, bashkëpunëtor në sektorin për informim në Komunën e Kërçovës. Edhe Lulverim Ismaili, i cili për momentin është ushtrues detyre në Komunën e Zajazit, pas dorëheqjes së kryetarit Besim Veliu, pohoi se deri më tani nuk kanë informata të tilla. “Ka rregullisht shumë lëvizje të automjeteve dhe nuk besohet se mund të ketë grupe të tilla”, është shprehur ai.