Sulmohet fizikisht një stomatolog në ordinancën e tij

Klinë, 3 Gusht- Dr Jak Gjergji, stomatolog nga Klina, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga një qytetar i komunës së Malishevës, duke i shkaktuar lëndime serioze në fytyre dhe njolla të dukshme rreth syve. Sipas fjalëve të tij, sulmi ka ndodhur të dielën rreth orës 19:15 min, në ordinancën e tij private, që e ka ngjitur me shtëpinë. Rasti i sulmit u konfirmua të marten edhe nga zëdhënësi rajonal Xhevat Ibra, sipas të cilit janë dëgjuar të dy palët dhe, në bazë të hetimeve të zhvilluara deri tash nga policia, deklaratave të dy qytetarëve të implikuar në ketë rast, është sugjeruar ngritja e kallëzimit penal për I. B. nga komuna e Malishevës për lëndim të shkaktuar Jak Gjergjit për sulm në pasurinë personale, veturën e I. B.
Stomatologu klinas ka thënë për Kohën Ditore se ai është sulmuar deri sa ka qenë duke e kryer punën e tij dhe se shkas ka qenë pagesa për shërbimin e kryer pacientit. Ai sqaroi se sulmuesi ka ardhur në ordinancën e tij private dhe ka kërkuar ndihmë shëndetësore për një person të gjinisë femërore. “E kam kontrolluar pacienten dhe i kam pyetur se a dëshirojnë të heqin dhëmbin apo ta rregullojnë. I sqarova se me e rregulluar dhëmbin është 20 euro, ndërsa ai me tha se kam dëgjuar që është 10 euro. Pasi që për shkak të
dhimbjeve të mëdha pacientja nuk pranoi të heqë dhëmbin e as të marrë injeksion kundër dhimbjes, me sugjerimin e përcjellësit të saj ia shkrova terapinë”, tregon dr Gjergji. Sipas tij, qytetari është hidhëruar kur i kam kërkuar 3 euro për shërbimin e kryer dhe ka filluar të shajë e të më fyejë si dhe gjithë mjekët se “po e vjedhin popullin”. “Unë i thashë nëse ke, paguaj, nëse s’ke nuk ka problem, por ai me tu futur në veturë ka dalë jashtë dhe më ka goditur me grusht në fytyrë para ordinancës sime”, rrëfen i shqetësuar dr Gjergji. Rastin e ka lajmëruar edhe në polici. Policia nuk ka njoftuar asgjë deri me sot për mediat rreth këtij rasti.
Zëdhënësi Ibra ka thënë se policia është e njoftuar me këtë rast dhe sipas të dhënave të para, dr. Jak Gjergji thotë se është sulmuar fizikisht, ndërsa qytetari A. I nga komuna e Malishevës ka deklaruar se doktori nuk i është përmbajtur çmimit të përcaktuar për vizitë mjekësore, si dhe e ka sulmuar pasurinë (veturën) e tij me gurë, në të cilën ishin gruaja e tij italiane dhe dy fëmijët. Policia e ka gjetur një gurë në veturë.
Mirëpo stomatologu mohon kategorikisht të ketë sulmuar veturën e këtij qytetari. “ As që kam reaguar, më ka goditur pa kurrfarë paralajmërimi”, tha ai. Ndërkohë koleget e tij që punojnë në QKMF-në “Nënë Tereza” e kanë gjykuar rastin që i ka ndodhur kolegut të tyre dhe kanë kërkuar mbrojtje nga organet gjegjëse. Në emër të QKMF-së “Nënë Tereza”, drejtori dr Ali Ahmetxhekaj ka thënë se e gjykojmë ketë rast i cili është një akt brutal, jo njerëzor, jo human ndaj kolegut, punëtorit tonë dr Jak Gjergji, i cili gjatë tërë
jetës së tij ka punuar në shërbim të popullit. Sipas tij, kohëve të fundit personeli shëndetësor është duke përjetuar sulme të ndryshme, fyerje e sharje. Madje, në disa raste shkohet edhe deri në atë shkallë sa që përcjellësit e pacienteve diktojnë edhe terapinë.