Plagos 28-vjeçarin, vihet në pranga
Vihet në pranga Aurel Caushi. Arrestimi i 30-vjeçarit nga Gramshi ndodhi pas plagosjes së një shtetasi orët e vona të mbrëmjes së kaluar.
Burimet zyrtare të policisë së Elbasanit u shprehën se plagosja me thikë e 28-vjeçarit me iniciale E.Z. ndodhi për shkak të një konflikti të mëparshëm që kishin pasur dy shtetasit njëri me tjetrin. Duket se ritakimi ka rindezur grindjen gjë që ka bërë që Caushi ta godiste 28-vjeçarin me thikë, duke i shkaktuar plagë. Pas plagosjes E.Z. u dërgua menjëherë në spitalin e rrethit ku iu dha edhe ndihma e parë mjekësore dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, policia vendosi të arrestojë në flagrancë Caushin, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e “plagosjes me dashje”