Itali, shqiptari plagos me thikë dhe rreh kushërirën
ITALI - Një vajzë shqiptare 26- vjeçare dhe kushëriri i saj 28- vjeçar janë bërë protagonistët e një ngjarjeje të rëndë në Itali. Vajza 26-vjeçare me iniciale S.N është rrahur brutalisht dhe është qëlluar disa herë me thikë nga kushëriri i saj A.N 28 vjeç, i cili në fund është arratisur. Ngjarja është zbuluar nga disa banorë të cilët lajmëruan policinë. Pas kërkimeve të shumta policia italiane e zonës Kaluxhi në Pontelungo, arriti të arrestojë 28- vjeçarin e dhunshëm. Vajza shqiptare prej kohësh punonte në një klub nate. Sipas të dhënave të para vajza ka refuzuar t’i japë para borxh kushëririt te saj. Më pas ky i fundit i ka marrë me force rreth 600 euro dhe ka nisur ta godasë dhunshëm. Ai e ka qëlluar pesë herë me thikë por vetëm dy herë prekën trupin e vajzës. 26-vjeçarjaështë munduar të kërkojë ndihmë në një banesë ku banorët thirrën policinë. Vajza është shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Dy kushërinjtë kishin ardhur në Pistoja para një muaji, pasi më parë jetonin në Torino ku vajza ishte e martuar me një italian. Veç këtij incident të dhunshëm, një tjetër ngjarje kriminale ka përfshirë një shqiptar. Skuadra policore e Riminit ka arrestuar Dritan Abazaj, 25 vjeç, i akuzuar për abuzim seksual ndaj një vajze 17- vjeçare në vitin 2006. Abazaj i kishte shpëtuar autoriteteve italiane që po hetonin prej kohësh mbi aktivitetet e tij kriminale.