E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në shkollë, arrin në 11 numri i te vdekurve

FINLANDË - Numri i personave që humbën jetën sot gjatë një atentati në perëndim të Finlandës ka shkuar në 11. Lajmi është dhënë nga Ministria e Brendshme finlandeze, përmes ministres. "Sipas informacioneve të fundit numri i të vdekurve arriti në 11'', deklaroi Anne Holmlund gjatë një interviste me televizionin kombëtar, YLE.

Mediat kombetare njoftuan paradite se një njeri i armatosur hapi zjarr në një kolegj në perëndim të Finlandës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, vrasësi ishte një i ri dhe kur hyri në shkollë ishte veshur me të zeza dhe kishte me vete një çantë të madhe. Fillimisht u tha se numri i studentëve që besohet se mbeten të vdekur nga të shtënat, ishte 9. Lajmet më të fundit bëjnë të ditur se njeriu që hyri në shkollë dhe qelloi me arme, tentoi vetevrasjen. Në shkollë ndodheshin rreth 200 studentë. Menjëherë pas lajmërimit për të shtënat policia urdhëroi evakuimin e shkollës dhe thirri për përforcime.

Pas të dhënave të para u tha se vrasësi ishte një student i shkollës profesionale, fakt që u bë i ditur nga vetë burimet e policisë. Një nga sallat në shkollë u deklarua se ishte nën zjarr ndërsa nuk dihej saktë numri i viktimave.

Vjet në nëntor një student qëlloi për vdekje nëntë vetë në një shkollë në Tusula. Armëmbajtja në Finlandë është mes më të lartave në botë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›