E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap me 5 kg heroinë, lihet në burg

Krimet e Rënda vendosin të lënë në burg kosovarin Seat Qerolli. Ky i fundit u vu në pranga mbrëmjen e së premtes ku u kap me 5 kg heroinë. Prokuroria paraqiti si provë për lënien në burg të kosovarit aktin e eskpertizës që provonte se lënda e kapur në portin e Durrësit ishte lëndë narkotike dhe pikërisht heroinë.

Vetë i pandehuri mohoi lidhjet e tij me drogën e kapur duke pretenduar se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës të gjetur në automjetin e tij.

Nga vetë policia u bë e ditur se nga shitja e heroinës pritej të përfitoheshin rreth 70 mijë euro në tregun italian. Droga ishte fshehur në makinën e Qerollit, i cili ndodhej me banim në Zvicër dhe nga Durrësi do të kalonte përmes detit në vendin fqinj. Ndaj kosovarit është ngritur akuza e “trafikimit të lëndëve narkotike”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›