E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohej për plagosje, në pranga një 24-vjeçar

Kërkohej për plagosje, prangoset një 24-vjeçar. Ndërkohë që i ati ishte ndaluar tri javë më parë, Alesio Çela kishte mundur t‘i shpëtonte prangosjes deri dje pasdite, kur është bërë ndalimi i tij. Ngjarja në të cilën janë prangosur Nebi dhe Alesio Çela, përkatësisht 48 dhe 24 vjeç, ka ndodhur tri javë më parë. Atë e bir nga fshati Valas, i Komunës Papër, kanë goditur me thikë 34-vjeçarin, Blerim Sina. Ndërsa policia do ta klasifikonte këtë ngjarje për "motive të dobëta", nga burime konfidenciale mësohet se atë e bir janë përfshirë në këtë krim për shkak se Sina kishte ngacmuar të dashurën e 24-vjeçarit Çela. 48-vjeçari Sina u ndalua ditën kur ndodhi ngjarja, ndërsa i biri u shpall në kërkim dhe u arrit të prangoset pasditen e së premtes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›