E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-pronarët, harta e tokave për kompensimin

Autori i Lajmit: red.
“Ballkan” publikon hartën e 19.500 ha tokë dhe 8 mijë ha troje të ish-ndërmarrjeve bujqësore

Gazeta “Ballkan” publikon listën e plotë shtesë, të miratuar nga Qeveria, të tokave të lira që do të përdoren për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Burime zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për 19.500 ha tokë të lirë, në pronësi të shtetit dhe 8 mijë ha troje të godinave të ish-ndërmarrjeve bujqësore. Në dispozicion të ish-pronarëve do të ketë toka dhe troje në Tiranë, Berat Skrapar, Elbasan, Korçë, Kukës si dhe në shumë rrethe të tjera të vendit.
Çfarë parashikon vendimi i Qeverisë
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave bën verifikimin përfundimtar të pronësisë së truallit për fondin e tokës, të sipërpërmendur, dhe:
a) për sipërfaqet, që përfshihen brenda zonave kadastrale, ku ka përfunduar procesi i regjistrimit fillestar, konfirmimin e bën zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZVRPP);
b) për sipërfaqet, që përfshihen në zonat kadastrale, ku nuk është kryer regjistrimi fillestar, konfirmimin e bën SAMT-ja e qarkut. AKKP-ja i përdor sipërfaqet, me statusin e pronësisë shtetërore, për kthimin dhe kompensimin fizik, sipas kritereve të përcaktuara në ligj. Sipas vendimit të qeverisë, pas verifikimit përfundimtar, të bërë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pronat, të cilat rezultojnë me njohje apo kthim pronësie, zbriten nga fondi i mësipërm. Ngarkohen ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe SMAT-të e këshillave të qarqeve të inventarizojnë dhe të bëjnë transferimin e sipërfaqeve të tjera të tokës bujqësore, disponibël shtetërore, të ish-NB-ve, në zyrat rajonale të AKKP-së, sipas procedurave të përcaktuara në vendimin nr.567, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave.
Verifikimi në tetor
Burime zyrtare nga Ministria e Bujqësisë bënë të ditur para dy ditësh se rreth 450 mijë tituj pronësie për tokën, që janë dhënë në të gjithë vendin, do të kalojnë në procesin e verifikimit, që do të nisë brenda muajit tetor në të gjitha rrethet e vendit. Zëdhënësi i shtypit në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Rexhep Shahu, tha se “grupi i punës në Ministri ka bërë gati materialet mbi kategorizimin e tokave, duke përcaktuar dhe llogaritur saktë sipërfaqet dhe shtrirjen gjeografike të tokave, të ndara në 11 qarqe, të cilat do t i vihen në dispozicion komisionit të posaçëm që do të kryejë verifikimin e titujve të pronësisë”. Monitorimi do të vazhdojë rreth tre vjet, në përputhje me ligjin “Mbi verifikimin e titujve të pronësisë”.

Vendndodhja, sipas qarkut

Qarku i Beratit
1-Rrethi Berat
Gjithsej 665.7 hektarë
67.1 tokë fushore
284.7 tokë kodrinore
313.9 tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Cukalat, Kutalli, Tërpan, Sinjë, Roshnik, Vertop, Bashkia Ura Vajgurore, Velabisht, Lumas, Otllak
2-Rrethi Skrapar
Gjithsej 68.6 ha tokë malore
Përfshin komunën (Konak, Bogovë, Çepan,
3-Rrethi Kuçovë
103 hektarë tokë kodrinore
Komuna Perondi
Qarku i Tiranës
1-Rrethi i Tiranës
Gjithsej 825 hektarë
191 ha tokë kodrinore
634 ha tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Kërrabë, Prezë, Vaqarr, Dajt, Petrelë Shën-Gjergj)
2-Rrethi i Kavajës
Gjithsej 287 hektarë tokë kodrinore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Sinaballë, Gose, Lekaj)
Qarku i Durrësit
1-Rrethi Durrës
Gjithsej 114 hektarë tokë kodrinore
Përfshin bashkitë dhe komunat (Manzë, Gjepalë, Ishëm)
2-Rrethi i Krujës
Gjithsej 156.5 tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Fushë-Krujë, Nikël, Bubq)
Qarku i Dibrës
1-Rrethi Dibër
Gjithsej 1470 hektarë
-1199 ha tokë kodrinore
123 ha tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Maqellarë, Melan, Kastriot, Tomin, Fushë-Alie, Muhur, Sllovë, Arras, Luzni, Zall–Dardhë)
2-Rrethi Bulqizë
Gjithsej 364 hektarë
305 ha tokë kodrinore
59 tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Ostren, Gjoricë, Shupenzë)
3-Rrethi Mat
Gjithsej 605.1 ha
489.3 ha tokë kodrinore
115.8 ha tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë(Lis, Komsi, Klos, Rukaj, Baz, Suç, Macukull, Ulëz, Derjan, Gurrë)
Qarku Korçë
1-Rrethi Korçë
Gjithsej 9848 hektarë
533.6 tokë kodrinore
9315.2 tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Moglicë, Gorë, Lekas, Libonik, Vithkuq, Bulgarec, Vreshtas, Drenovë, Voskop, Voskopojë, Pojan, Liqenas, Pirg, Mollas)
2-Rrethi i Devollit
Gjithsej 2690 hektarë
28 tokë kodrinore
2662 tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë(Hoçisht, Progër, Miras, Bilisht, Bashkia Bilisht)
3-Rrethi i Pogradecit
Gjithsej 819 hektarë tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Dardhas, Hudënisht, Proptisht, Çëravë, Trebinjë, Velçan)
4-Rrethi i Kolonjës
128.8 hektarë tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Qendër, Navoselë, Mollas, Çlirim)
Qarku i Vlorës
1-Rrethi Vlorë
Gjithsej 861.9 hektarë
329.9 tokë kodrinore
532 tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Novoselë, Qendër, Shushicë, Armen, Vllahinë)
3-Rrethi i Sarandës
S ka
4-Rrethi i Delvinës
S ka
Qarku i Lezhës
1-Rrethi Lezhë
S ka
2-Rrethi i Kurbinit
Milot
Gjithsej 10 hektarë tokë kodrinore
3-Rrethi i Mirditës
Gjithsej 78 hektarë tokë kodrinore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Kaçinar, Kthjellë)
Qarku i Gjirokastrës
1- Rrethi Gjirokastër
Gjithsej 1335 hektarë
382 tokë kodrinore
953 tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Pogon, Lunxhëri, Libohovë, Cepo, Picar, Zagori, Odrie, Antigonë)
2-Rrethi Tepelenë
Gjithsej 377 hektarë tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Kurvelesh, Memaliaj, Qesarat, Luftinjë, Buz, Qendër)
3-Rrethi Përmet
Gjithsej 441.5 tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Frashër, Këlcyrë, Piskovë, Ballaban, Sukë, Dëshnicë, Çarçovë)
Qarku i Shkodrës
1-Rrethi Shkodër
Gjithsej 74,19 tokë kodrinore
Komuna Bushat
2-Rrethi Pukë
gjithsej 205 hektarë tokë kodrinore
Përfshin komunat dhe bashkitë(Qerret, Gjegjan, Qelëz)
3-Rrethi Malësi e Madhe
Gjithsej 17 hektarë tokë fushore
Bashkia Koplik
Qarku i Kukësit
1-Rrethi Kukës
gjithsej 347.8 hektarë
241.5 tokë kodrinore
106.3 tokë malore
Përfshin komunat Shishtavec, Bicaj, Tërthore, Shtiqën
Qarku i Fierit
1-Rrethi Fier
Gjithsej 120.7 hektarë tokë kodrinore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Cakran, Levan, Portëzë, Ruzhdije)
2-Rrethi i Lushnjës
Gjithsej 484.5 hektarë
81.5 ha tokë fushore
403 ha tokë kodrinore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Ballagat, Dushk, Fier-shegan, Hysgjokaj, Karbunarë, Kolonjë, Bashkia Divjakë)
3-Rrethi i Mallakastrës
Gjithsej 1292 tokë kodrinore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Aranitas, Seltei, Fratar, Kutë, Gracan, Hekal, Qendër)
Qarku i Elbasanit
1-Rrethi Elbasan
Gjithsej 719 hektarë
424.8 tokë kodrinore
292.2 tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Gergjan, Gostimë, Shushicë, Bashkia Belsh, Labinot, Mollas, Bardashesh, Funar, Papër, Zavolinë, komuna Rrasë)
2-Rrethi i Librazhdit
Gjithsej 67 hektarë
13 tokë kodrinore
54 tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Stravaj, Përrenjas, Qendër)
3-Rrethi Peqin
gjithsej 20 hektarë tokë malore
Komuna Pajovë
4-Rrethi Gramsh
Gjithsej 728 hektarë
397 tokë kodrinore
331 tokë malore
Përfshin komunat dhe bashkitë (Sult, Tunjë, Kushovë, Skënderbegas, Lenjel, Kukur, Kodonjat, Pishaj)

Toka të pandara në total
26976.99 hektarë,
- 495.5 hektarë sipërfaqe fushore,
- 9665.19 tokë kodrinore
- 16816.3 hektarë sipërfaqe malore.
Prej tyre
19.500 hektarë tokë bujqësore shtetërore
8 mijë hektarë tokë, troje të ish-ndërmarrjeve
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›