Mungojnë avokatët, dështon seanca
Autori i Lajmit: red.
Ka dështuar sërish procesi gjyqësor i hapur në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim të të pandehurve të "Bandës së Cërrikut". Burime nga gjykata bëjnë të ditur se këta radhë shkak për mosrealizimin e seancës është bërë mungesa në sallën e gjyqit të përfaqësuesve të mbrojtjes ligjore të të pandehurve të kësaj bande. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në pamundësi për të vijuar në kushte të tilla, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të shtyjë për javën e ardhshme procesin. Ndërkohë, nisur nga historia e përsëritur e dështimeve, përmes një shkrese drejtuar Dhomës së Avokatisë, Gjykata ka kërkuar marrjen e masave për avokatët mbrojtës, të cilët duke mos u paraqitur regullisht në seanca janë bërë shkak për zvarritjen e gjyqit ndaj "Bandës së Cërrikut". Të pandehurit e kësaj bande, akuzohen për vrasjen me armë zjarri të 6 punonjësve të Gardës së Republikës dhe plagosjen e disa efektivëve të Policisë së Shtetit, majin e vitit 1997 në Cërrik. Në këtë proces janë të pandehur 9 persona, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për vrasje me paramendim në bashkëpunim ndaj 6 punonjësve të Gardës së Republikës si dhe plagosjen e disa punonjësve të policisë së Elbasanit në vitin 97 në qytetin e Cërrikut.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008