E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagos katër persona, arrestohet

Autori i Lajmit: red.
Policia ka arrestuar sot autorin e plagosjes së katër personave pak ditë më parë në qytetin e Fierit. Sipas burimeve policore, në pranga ka rënë shtetasi Angjelos Sado nga Vlora, i shpallur në kërkim për përplasjen me armë në lagjen Sheq i Madh të qytetit të Fierit. Sipas burimeve policore, arrestimi i 24-vjeçarit, që i fshihej policisë, u bë në Lukovë të Sarandës. Sado plagosi me pistoletë shtetasit Ahmet dhe Amarildo Isufi, babë e bir përkatësisht 45 dhe 23 vjeç, si dhe Tomor Jarua, 48 vjeç dhe dhëndrin e fisit Isufi, Gentian Mara, 30 vjeç. Policia, pas ngjarjes, bëri me dije se autori pas krimit ishte larguar nga unaza e Fierit në drejtim të Vlorës. Makina e tij u gjet në afërsi të Fabrikës së Tullave, pasi autori e kishte braktisur dhe ishte larguar në drejtim të paditur. Një nga të plagosurit u dërgua me urgjencë drejt Tiranës, ndërkohë që të tjerët u transportuan për ndihmë në spitalin e Fierit dhe, sipas mjekëve, nuk kishin rrezik për jetën.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›