Policia bllokon 10 makina luksoze
Autori i Lajmit: red.
Policia e Elbasanit ka sekuestruar 10 makina luksoze gjatë ditëve të fundit. Operacioni për bllokimin e mjeteve luksoze të trafikuara është spostuar në qarkun e Elbasanit, ku vetëm gjatë dy ditëve të fundit, nga kontrollet e grupeve të policisë rrugore janë kontrolluar rreth 800, nga të cilat janë bllokuar 10, ndërsa dy mjete luksoze dyshohen si të trafikuara. Burime nga policia pohojnë se ky operacion vjen si rezultat i një plani masash nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bllokimin e mjeteve luksoze të trafikura që mbajnë vite prodhimi 2002-2008. Nga të dhënat e para të këtij operacioni, aktualisht janë dy mjete luksoze për të cilat ka informacion se rezultojnë të vjedhura në vendet perëndimore. Këto mjete kushtojnë nga 40 deri në 60 mijë euro. Operacioni u mbyll në orën 14.00 të ditës së enjte dhe pritet të ketë edhe një bilanc të mjeteve të bllokuara me mungesa në dokumentacion dhe atyre të trafikuara nga vendet e tjera ku edhe rezultojnë të vjedhura.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008