E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen bombola, alarmohen 15 familje

Autori i Lajmit: red.
Shpërthimi i një bombole gazi në një familje në Lushnjë ka vënë në alarm pjesëtarët e 15 familjeve, që janë në të njëjtën çati me banesën ku ndodhi ngjarja. Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi në lagjen “Loni Dhamo”, në shtëpinë e shtetases Lulëzime Kallejxhiu. “Problemi ishte në një bombol gazi të sapombushur, 5 kilogramëshe që përdorej për gatim”, - thanë burimet nga vendi i ngjarjes. Sipas të njëjtave burime, në banesë, në kohën e shpërthimit ndodhej e zonja dhe dy fëmijët e saj, që janë përfshirë nga paniku. Në alarm janë vënë edhe familjet e tjera, që jetojnë ngjitur me banesën në fjalë. Mësohet se ata kanë njoftuar me urgjencë policinë dhe bashkë me këtë ka mbërritur zjarrfikësja, e cila, për fat, ka ndërhyrë në kohë. Ata izoluan vatrën, duke mos lejuar që flakët të përhapeshin në banesat e tjera.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›