Emërohet drejtori i ri i burgut 302, Bardhi Koçi
17/06/2005 TIRANË – Dje është emëruar drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë 302. Thanas Rumneci ka qenë nën drejtimine këtij burgu që nga koha e largimit të Petrit Ismailajt. Ndërsa dje në mëngjes, këtë vend e zuri Bardhi Koçi. Ka qenë inspektor i krimeve të rënda në Berat kohët e fundit dhe për një periudhë të gjatë kohore, ka punuar si drejtor i repsrtit special "Briskut". Burgu 302 është kthyer në paraburgim për krimet e rënda që nga momenti i tentativës për arratisje të disa personave të cilët më parë me ndihmën e personave të jashtëm hapën një tunel të nëndheshëm. Të gjithë të dënuarit që qëndronin në këtë burg u transferuan në rrethe duke ia lënë vendin të pandehurve për krime të rënda.
A.Ç
A.Ç